Kapitulli i fundit i Shrekut 3D ne Kristal
U shfaq dje ne kinemane Kristal ne Tirane kapitulli i fundit i sages se Shrekut. Filmi i famshem i cili beri per vete femije e te rritur do te shfaqet ne versionin 3 dimensional ne kinemane Kristal gjate diteve ne vijim. Edhe nje here te terhequrit pas ketij heroi do te kene mundesi te argetohen me aventurat e tij dhe personazheve te tjera qe e shoqerojne. Gjate ketij kapitulli te fundit do te shohim se si ditet e lavdishme te Shrekut kane perfunduar. Tashme baba ai i kalon ditet mes pelenave dhe ekskursioneve me familjen. Duket se kohet e lavdishme kane perfunduar per Shrekun qe duket vertet i kthyer ne nje shtepiak. Monotonia qe e bren do te shpertheje gjate ditelindjes se njerit prej vogelusheve te tij. Ai kalon nje zenke me Fionen e dashur dhe i thote asaj gjera qe ne te vertete nuk i mendon. Perfiton nga rasti xhuxhi i keq Tremotino qe kerkon te hakmerret ndaj Shrekut pasi ky i ndaloi te rrembente fronin e Shume Shume Largut. Ai i propozon Shrekut qe te kaloje nje dite si nje here e nje kohe mes zhytjeve ne balte dhe mbi te gjitha pa pranine e familjes dhe miqve qe prishin pune. Sapo pranon Shreku e gjen veten ne nje univers paralel ku sigurisht kthehet ne ate qe kishte qene por do te zbuloje se ne kete univers Fionen nuk e ka njohur kurre. Shrek 4 i mbyll ne menyre dinjitoze aventurat e Shrekut. Edhe nje here publiku do te kete mundesi te qeshe pafundesisht me batutat dhe aventurat e ketij personazhi te dashur.