Invalidët protestë para Fyles: Integrimi nis këtu me ne
Të tjera rreth shkrimit Paraplegjiku: Si më kërcënoi Ksera
TIRANE - Përpjekjet për të gjetur një kompromis politik, me shpresën se kështu dera e Bashkimit Europian do të hapet, Shqipëria ka harruar jashtë vëmendjes problemet e personave me aftësi të kufizuara. Për këtë, Këshilli Kombëtar i shoqatës përfaqësuese të kësaj kategorie, “me rastin e vizitës së z. Stefan Fyle në Tiranë, ka vendosur që të organizojë një protestë me karakter sensibilizues para Ministrisë së Integrimit” me datë 3 maj në orën 11:00.
“Aspiratat e Shoqërisë Shqiptare për t’u integruar në shoqërinë europiane janë fisnike edhe të dobishme për të gjithë – thuhet në një komunikatë për shtyp - Është përgjegjësi e politikës edhe institucioneve që ajo ka prodhuar që të kuptojnë se integrimi ynë fillon në Shqipëri edhe jo në Bruksel. Politika Shqiptare ka vënë në fokusin e saj vetëm rekomnadimet që lidhen me komprosimin mes palëve politike. Rekomandimi me numër 11 i KE që bën fjalë për përmirësimin e të drejtave themelore të grupeve vulnerabël vazhdon të jetë ende i pashqyrtuar, madje hapat që janë bërë në vitet e fundit kanë qenë regresive.”
Në deklaratë denoncohet një përjashtim shoqëror “i këtij grupi” që “po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe po shndërrohet në një problem” të madh social. Personat me Aftësi të Kufizuara kanë hedhur poshtë atë që e kanë quajtur alibi të Ministrisë së Punës, sipas së cilës ligjet ekzistuese pengojnë zgjidhjen e problemeve dhe për këtë duhen ndryshuar. Kjo “përbën një politikë diskriminuese. Ligjet ekzistuese janë një arritje e madhe e shoqërisë shqiptare, pa të cilat njerëzit në nevojë do të ishin të kërcënuar edhe për mbijetesën e tyre ekonomike. Regresi i shënuar në vitet e fundit në mohimin e të drejtave të fituara kanë thelluar edhe po e thellojnë dita ditës përjashtimin shoqësor edhe po e rrisin barrierat e veçimit të këtij grupi.”
Sipas Personave me Aftësi të Kufizuar, “mungesa e minimumit jetik i përcaktuar në ligj është një avantazh i lojës së pandershme alibike të luajtur nga Ministria e Punës. Përjashtimi nga konsultimi i K.K.P.A.K dhe mos mbledhja e Këshillit Ndërdikasterial për më shumë se 3 vjetësh ka si qëllim në vetvete ushtrimin e politikave sociale të pastudiuara mirë”.
Në protestën e datës 3 maj “do të bëhet thirrje për përqendrimin sa edhe si duhet në rekomandimin numër 11 të Komisionit Evropian për vëndin tonë. Shoqëria Shqiptare nuk mund të integrohet në shoqëritë e përparuara perëndimore pa bërë pjesë të saj integrale edhe grupet e veçanta të përjashtuara aktualisht “de fakto”. Këto mesazhe do t’i adresohen gjithë politikës shqiptare me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së saj si edhe gjithë institucioneve kombëtare e ndërkombëtare”, përfundon njoftimi për shtyp i KKPAK.
(im/shqiptarja.com)