Zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në 28 zona kosovare
Beograd- Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe do të zhvillohen edhe në 28 zona në Kosovë. Ky është vendimi i marrë nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë, sipas të cilit do të votohet në 90 qendra votimi.
Në zgjedhjet e 6 majit do të votohet edhe në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Gorë (Dragash), Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë.
Sekretari i Kuvendit të Serbisë, Velko Odalloviç, ka deklaruar se këtë vit numri i qendrave të votimit është më i vogël, pasi vjet ishin 287 të tilla.
Rrezikun e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë e ka marrë për sipër OSBE-ja, ka deklaruar Odalloviç.
Ndërsa dje u arrit marrëveshja me OSBE odirin, për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.