E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i La Scala-s gjykon artistet e Marie Krajes

31/10/2010Festivali Nderkombetar ne edicionin e 11-te. Sot dhe neser ne skenen e Akademise se Arteve 17 kengetare operistike

Marie Kraja artistja shqiptare me fame mbare boterore do te mbledhe edhe kete vit artiste nga te kater kontinentet e botes per te qene pjese e nje gare te madhe.

Festivali Nderkombetar i Muzikes Operistike Shqiptare qe mban emrin e saj celet sot per te vijuar edhe neser dhe kete vit ben bashke 17 kengetare operistike te perzgjedhur mes 114 kandidaturash qe konkurruan ne fazen e pare nder te cilet permendim Alessandro Mocia Alessandra Volpe Alessio Arduini Anjeza Agolli David Steffens Emanuela Brunga Era Hoxha Ivana Hoxha Manuel De Diego Julian Gjojdeshi Manuel De Diego Niki Chaziraki Olha Zaytseva Othalie Pervin Chakar Simona Karafili etj. Kengetaret pjesemarres vijne nga Spanja Gjermania Rusia Italia Meksika SHBA Korea e Jugut Greqia Maqedonia Danimarka e sigurisht edhe Shqiperia.

Festivali qe mban emrin e dives shqiptare do te ndaje edhe cmime nen emrin e saj. Kete vit festivali ka mberritur ne edicionin e tij te 11-te dhe sic eshte bere tashme tradite do te organizohet ne sallen e Akademise se Arteve.

Ne nje konference per shtyp producentja Zana Cela deklaroi se Marie Kraja ka kaluar pertej misionit te konkurrimit. Tashme ai po promovon artistet shqiptare e te huaj ne mbare boten. Po sherben si nje trampoline per tu hedhur ne skenat e medha te muzikes operistike.

Te njejtin mendim shprehen dhe konkurrentet pjesemarres ne kete vit te pranishem ne konference te cilet pohuan se konkurrimi ne kete festival shqiptar eshte nder me te veshtirit per tu fituar e se emri Marie Kraja dhe historia e saj i ben edhe me te pergjegjshem per te konkurruar denjesisht ne kete skene.

Te gjithe keta konkurrente qe do te synojne te marrin cmimet qe ndahen ne fund te ketij festivali do te jene nen gjykimin e nje jurie kritikesh te njohur nga mbare bota operistike. Xhovana Lomazi eshte zevendespresidente e Shoqates Lirike dhe Koncertore Italiane ASLICO me qender ne Milano organizuese e Festivalit evropian per kengetare te rinj lirik qe zhvillohet ne bashkepunim me La Skala.

Danuza Luknisova eshte nje nder kengetaret me te njohura ne Sllovaki si soliste e Teatrit te operes te Sllovakise per 20 vjet me radhe. Luca Targetti ka filluar punen profesionale ne sektorin e muzikes ne vitin 1986 duke bashkepunuar me Agjenci Operistike dhe Koncertale ne Milano Napoli dhe Munchen. Qe nga viti 1997 deri me 2010 ka mbajtur rolin e Casting Director ne Teatrin La Scala e se fundmi eshte Drejtor i Akademise se Teatrit La Scala.

Jose Francisco Carreres ka punuar si as/regjisor i shume veprave operistike duke punuar krah emrave te medhenj si Emilio Sagi Oracio Aragon prane disa prej teatrove me te medhenj ne Spanje e Itali. Qe nga viti 2008 eshte Drejtor Artistik i Festivalit te Murcias.

Joan Matabosch eshte President i Operes Evropa dhe Drejtor Artistik i Teatre del Liceu Barcelona. Hein Mulders eshte administrator dhe Drejtor Artistik i Teatrit Kombetar te Operes se Amsterdamit Holande. B.Goce

Pak historik

Kur nisi ne janar te vitit 1999 ky aktivitet ishte nje kompeticion kombetar ndersa sot eshte kthyer ne nje aktivitet te mirenjohur nderkombetar ne te cilin konkurrojne artiste nga 4 kontinentet. Festivali i Shqiperise eshte kthyer ne nje moment promovues jo vetem per artistet tane por dhe per ata te huaj te te gjitheve pa dallim nacionaliteti. Nga ky festival ka startuar karriera nderkombetare fale personaliteteve te jurise te cilet cdo vit piketojne artiste per rolet e operave te tyre. Shembujt jane te shumte qe nga Josif Gjipali tek Evis Mula nga tenori belg Michael Fisch tek kengetarja nga Turqia Perihan Diana Nayir apo koreani Hyoung Kyoo Kong etj. etj. Te gjithe jane sot me karriera te suksesshme nderkombetare. E para qe do ta provonte mbaresine e nje festivali te tille do te ishte Mariana Leka fituesja e pare e edicionit te pare te Marie Krajes. Te tjere fitues si Josif Gjipali Orjana Kurteshi Erjona Gjyzeli por dhe italiane belge koreane etj si Vincenso Taormina Simone Piacola Hyoung Kong etj do te beheshin mbartes se fatit te mire. Ndersa e fundit fituesja e edicionit te vjetshem eshte Evis Mula provoi emocionin e fuqishem te hapjes se portes La Scala.

Eshte mrekulli te kendosh ne tempullin e operes italiane. Eshte nje eksperience magjike qe e perjetova fale Marie Krajes fale festivalit ku modestish ju them hyra me shpresen per te dale ne naten finale. u shpreh Mula para medies duke treguar per eksperiencen e saj ne La Scala ne audicionet dhe shfaqjet ku u perzgjodh mes shume kengetaresh nga vende te ndryshme te botes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›