E Diel, 1 Nëntor 2026

Investim nga Australia per nxjerrjen e kromit ne Shqiperi

Kompania Australiane me qender ne Australi, Jab Resources Limited, ka aplikuar per hapjen e nje miniere te re kromi ne zonen e Kalimashit. Kompania tha dje se pritet te ofroje standarde te reja sigurie dhe mjedisore ne Shqiperi me praktika pune te standardeve nderkombetare. Aplikimi per marrjen e kesaj leje u krye keto dite, 18 muaj pas studimeve paraprake, perfshi punimet e zbulimit dhe studimet e fizibilitetit me nje kosto totale prej 3 milione USD. Studimet e kryera nen supervizimin e eksperteve australiane vertetuan se Jab Resources paraqet nje perqasje te re ne shfrytezimin e rezervave te xeheroreve te kromit te cilat priten te sjellin nje perdorim sa me optimal te kromiteve ne Shqiperi, se sa ne te kaluaren. JAB do te prezantoje teknika te mekanizimt te larte te nxjerrjes se kromit te cilat do te lejojne shfrytezimin e xeheroreve me permbajtje deri ne 2% kromiteme deri tani te lena pas dore si nga procesi i shfrytezimit ashtu edhe nga kerkimet e bera ne te kaluaren. Nga studimet e kryera deri tani JAB ka pervijuar rezervat qe do te shfrytezohen ne perputhje me standardet nderkombetare. Rezervat minerale te percaktuara nga JAB jane te parat ne Shqiperi qe plotesojne kushtet e standardit JORC, nje sistem nderkombetar i klasifikimit te rezervave minerare, i perdorur ne vendet e Azise dhe Australi. Drejtori Ekzekutiv i Jab Resources, Rob Murdoch gjate vizites se tij ne Tirane te premten e kaluar shprehu deshiren qe aplikimi i kompanise te aprovohet ne menyre qe puna e deritanishme paraprake te kompletohej dhe te nise hapjen e minieres sa me shpejt. Me tej ai shtoi se kompanite investitore kane zgjedhur qe Jab Resources te kryeje keto studime ne Shqiperi, duke e konsideruar ate si nje vend me potenciale te larta por qe kerkon nje perqasje moderne per zhvillimin e industrise minerare ne menyre qe te arrije edhe potencialin e saj maksimal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›