"Rock Over Tirana", koncerti i yjeve ne Tirane
Edhe pse ne mot disi te ftohte e me shi te rinjte kryeqytetas, por jo vetem, nuk nguruan te ishin mbremjen e se martes te pranishem ne stadiumin "Qemal Stafa", per te ndjekur ne interpretimin live kengetaret e tyre te preferuar; Giusy Ferreri, Gabriella Cilmi dhe grupin e njohur Reamonn. Pas me shume se dy oresh nga parashikimi i fillimit te festivalit "Rock Over Tirana", mbremjen e celi me zerin e saj karakteristik kantautorja italo-australiane Gabriella Cilmi, me kenget e saj te mirenjohura edhe ne Shqiperi, si "Sweet about me", "Sorry", "Don't tell me" etj., qe ndezen atmosferen ne publik. Ne stadium vec te rinjve, nuk mungonin edhe mosha paksa me te medha, si dhe femije qe ndjenin ritmet e kercenin, sikur te kishin lindur me muziken. E veshur me stil marinar, me strece te kuqe, bluze te zeze, kepuce te bardha dhe kapele ne koke, kantautorja Cilmi interpretoi shume kenge nga repertori i saj, mes te cilave edhe "Cry me a river", hitin qe ka bere te njohur kengetarin amerikan Justin Timberale. Cilmi ka fituar gjashte cmime "ARIA" dhe eshte vleresuar si "Artistja me e mire Femer, 2008", ndersa zeri i saj eshte i krahasueshem me ate te kengetares britanike Amy Winehouse. Me vokalin e pandryshueshem edhe pas 10 kengeve dhe duke pershendetur publikun deri ne nje takim te ardhshem, ajo ia la vendin ne skene Giusy Ferreri-t, qe u prit me ovacione nga te pranishmit. Me hitet "Non ti scordar mai di me", "Novembre" etj., spektatoret nuk mund te mos e harronin shiun dhe te ftohtin, e te bashkonin zerat me ate te kengetares simpatike qe pershendeste vazhdimisht Tiranen. Ajo duket se ishte trembur nga moti i ketushem, pasi ishte veshur me xhinse, shall e xhakete. Kengetarja eshte zbuluar per here te pare si talent ne vitin 2008, pas pjesemarrjes se saj ne nje prej konkurseve per talentet e reja ne Itali "X factor", ku u vleresua e dyta. Radha i erdhi me pas superhiteve "Supergirl", "Tonight", "Star", etj nga grupi gjerman Reamonn, shume i preferuar nga te rinjte shqiptare. Reamon shenoi sukses qe me albumin e tij te pare, nderkohe qe kenget jane pelqyer dhe kane pasur mjaft sukses ne mbare boten. Ky festival roku, qe zhvillohet per here te pare ne kryeqytetin shqiptar, eshte mundesuar nga kompania shqiptare artistike "Living Room Show", me mbeshtetjen e kompanise celulare AMC, ndersa organizatoret premtojne se do te jete aktivitet i pervitshem, qe do te sjelle yjet e muzikes boterore ne Tirane. Vetem nje mbremje me pare, grupe te njohur shqiptare, si "Linda. Ne boten e cudirave", "00 Genti", "Permit of Stay", "Bojken Lako and the fish", "Chaos in order", "The forest", "The rooms" dhe "Troja", u ngjiten ne po kete skene per te interpretuar hitet e tyre muzikore.