E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga adoleshentes, dha deshmi te rreme

Fier- Nje 16-vjecare eshte vene ne pranga, pasi ka kryer deshmi te rreme ne polici. Zanafilla e ngjarjes ka nisur ne muajin dhjetor te vitit 2008, kur ne Libofshe te Fierit shtetasi Mikel Resuli pasi takoi te dashuren e tij ne Libofshe, eshte larguar me te pa lene asnje adrese. Pas denoncimit qe bene ne polici prinderit e vajzes, pas disa javesh u be e mundur gjetja e saj ne Sarande. Pas marrjes ne pyetje Xh. Agolli ka pohuar se shtetasi Mikel Resuli e kishte rrembyer. Pas fillimit te procesit gjyqesor minorenia Agolli kur eshte marre ne pyetje nga gjykata, ka deklaruar se nuk ishte rrembyer prej Mikel Resulit, por kishte ikur me deshiren e saj. Ndaj minorenes Xh.Agolli, eshte leshuar nje flet arresti per deshmi te rreme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›