E Diel, 1 Nëntor 2026

Maunia turke, aksidenton me vdekje nje te moshuar.

Korce- Nje maune turke ka aksidentuar me vdekje nje te moshuar, ne superstraden Korce-Kapshtice. Aksidenti ka ndodhur ne fshatin Cangonj, rreth ores 08:30 te dites se djeshme. Sipas policise, eshte aksidentuar me pasoje vdekje 75-vjecarja Diturie Zhyleku nga fshati Tren i rrethit te Devollit. Mesohet se e moshuara po kalonte nga njera ane e rruges ne tjetren, kur eshte goditur me pasoje vdekje nga nje maune me targa turke 34 DR 250. Policia po heton shkaqet e aksidentit, nderkohe qe eshte ndaluar edhe drejtuesi turk. Nga hetimet paraprake, rezulton qe shkaku i aksidentit ka qene kalimi i gabuar i rruges nga ana e 75-vjecares. Nderkohe qe ekspertet po hetojne edhe shpejtesine e qarkullimit te kamionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›