Investime ne blloqe banimi, Basha: Nuk u punua per 11 vjet Eljona Ballhysa
Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha ka inspektuar gjate dites se djeshme nisjen e punimeve per rikualifikimin urban te blloqeve te banimit 92/1 dhe 6/1, ne njesine bashkiake nr. 4. Investimi i Bashkise per rehabilitimin e kesaj zone i jep fund permbytjes dhe baltes, gje qe perseritej cdo vit ne 23 vitet e fundit. Kjo eshte vene ne dukje edhe nga banoret e kesaj zone te cilet thane se asnjehere nuk eshte vene dore ne kete bllok banimi. “Ka 23 vjet qe ne, te gjithe qytetaret, banoret e lagjes vuajme nga kjo situate. Me ne fund ne do te heqim sot nje simbol, (cizmet), ashtu sic kemi hequr simbolet e sistemit te kaluar. Ky le te ngelet si simbol i atyre qe kemi lene pas me voten e zgjedhjeve te pushtetit lokal dhe le te jete ky simbol qe do te na shtyje qe ne zgjedhjet e 23 qershorit t’i japim voten Partise Demokratike, per fjalen qe mbajten”, - u shpreh nje nga banoret e zones. Ndersa vete kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha premtoi se pavaresisht fushates zgjedhore, Bashkia e Tiranes eshte e angazhuar ne perfundimin e cdo projekti ne kohen e duhur. Ai tha se nuk mundet qe investimet e parealizuara ne 11 vjet nga Rama te kerkohen nga keshilltaret socialiste te realizohen brenda dy muajve. “Natyrisht, i kuptoj disa keshilltare te z. Rama te cilet te pezmatuar kerkojne perfundimin e projekteve brenda dy muajve, projekte qe nuk perfunduan per 11 vjet, per sa kohe z. Rama ishte kryetar i Bashkise, por kjo vjen sepse ai kishte prioritete te tjera dhe nuk kishte prioritet problemet e qytetareve. Nderkohe, Bashkia sic e shikoni, ne cdo moment, ne kohe fushate apo jo vazhdon te kryeje detyrat e veta, vazhdon te jete e perkushtuar ndaj qytetareve, do te vazhdoje ta beje kete dhe nepermjet ketij perkushtimi, permes avancimit me projektet tona do te realizojme te gjitha premtimet, ne raport me cilesine e jetes se qytetareve, ne raport me kthimin e Tiranes ne nje qytet ku jetohet, punohet dhe shijohet me mire jeta”,- theksoi z. Basha. Me tej ai beri te ditur se ky projekt synon rehabilitimin total te zones duke filluar qe me kanalizimet, ndertimin e rrugeve, sistemimin e ujerave te zeza. “Projekti parashikon ndertimin e kanalizimeve te ujerave te zeza, te ujerave te shiut, rehabilitimin te kanalizimeve te ujesjellesit, per faktin se edhe shtimi i popullsise, edhe amortizimi i tyre e ka bere te domosdoshem. Do te vazhdohet me asfaltimin e zones, me ndertimin e trotuareve me gjeresi 2-3 metra, me krijimin e nje siperfaqeje te gjelber, do te ndertohen dy kende lojerash per femije, pra do te kete nje rehabilitim teresor te bllokut. Nisja e punes ketu me jep nje kenaqesi te vecante, sepse po mbajme me te vertete nje premtim te dhene, nje objektiv, nje projekt te futur ne buxhetin e Bashkise se Tiranes”, - u shpreh z. Basha.
Garancia
Basha ka garantuar banoret se ata do te ndahen nje here e pergjithmone nga ujerat e zeza qe i bashkeshoqeronin gjate gjithe vitit, nga amortizimi i kanalizimeve.
“Dua te them perpara banoreve te kesaj zone qe ne sot e nisim kete projekt per ta perfunduar brenda kohes me te shkurter, me standardet me te mira, duke perfshire gjelberim, sheshe per femije, natyrisht asfaltim te plote dhe eliminim njehere e pergjithmone te problemeve te mbartura prej me shume se 15 vjet”
Garancia
Basha ka garantuar banoret se ata do te ndahen nje here e pergjithmone nga ujerat e zeza qe i bashkeshoqeronin gjate gjithe vitit, nga amortizimi i kanalizimeve.
“Dua te them perpara banoreve te kesaj zone qe ne sot e nisim kete projekt per ta perfunduar brenda kohes me te shkurter, me standardet me te mira, duke perfshire gjelberim, sheshe per femije, natyrisht asfaltim te plote dhe eliminim njehere e pergjithmone te problemeve te mbartura prej me shume se 15 vjet”