Shefat e ushtrive të Ballkanit në Tiranë. Nishani: Të gjejmë zgjidhje të përbashkëta
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duke folur në konferencën e 7-të të shefave të shtabeve të përgjithshëm të ushtrive të Ballkanit, kërkoi bashkëpunimin e të gjitha vendeve për të ruajtur sigurinë dhe paqen në rajon.
“Besoj shumë se integrimi euroatlantik, ashtu si dhe bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, janë instrumentet më të çmuara për arritjen e objektivave të të gjitha vendeve tona. Rreziqet ndaj sigurisë nuk janë thjesht lokale dhe aq më pak të mbyllura brenda kufijve kombëtare. Asnjë prej vendeve tona nuk mund t’i përballojë dot vetëm rreziqet. Në këtë kendvështrim na duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta, të cilat duhet të jenë sa të logjikshme, aq edhe të përballueshme. Duhet të marrim masa për mbrojtjen e mençur. Do të dëshiroja ta nxisja këtë forum, të konsideronte mënyrat për të zgjeruar kapacitetet për bashkëpunim edhe në sigurimin e mbështetjes ushtarake për popullatën civile.”- u shpreh Presidenti Nishani.
Sipas Presidentit Nishani, ekzistojnë të gjitha mundësitë për përmirësimin e punës bashkëpunuese në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Në konferencën e 7-të të Iniciativës së shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit, që nisi sot punimet në Tiranë, marrin pjesë shefat e ushtrive të Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë. Në këtë konferencë, me statusin e të ftuarit marrin pjesë dhe shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
(er.nu/BalkanWeb)