E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investime per te rinovuar sistemet e shperndarjes së energjisë

Shqiperia nuk ka aftesi per te administruar nje central berthamor. Berthamorja eshte vërtet burim energjie ne vendet e zhvilluara. Por ne Shqiperine e sotme nuk mund te funskionoje nje depo armesh me siguri, lere nje projekt i tille, deshtimi i te cilit do te kishte pasoja te paimagjinueshme ne njerez e deme.

Arsyeja kryesore per sistemin e varfer energjitik nuk eshte mungesa e energjise, por rrjeti i shperndarjes. Se pari, ai eshte i vjeter dhe i varfer. Duhen bere investime per te rinovuar sistemet e shperndarjes se energjise elektrike. Dhe se dyti, rrjeti eshte i mbingarkuar. Kushdo qe ka qene ne boten e zhvilluar e di qe shumica e nevojave te ngrohjes per konsumatoret individuale plotesohen nga gazi dhe jo rryma elektrike. Vetem ne Shqiperi njerezit ngrohen me korrent. Nuk diskutohet, qe edhe nje rrjet i perparuar do ta kishte veshtire te perballonte nje ngarkese aq te larte ne pikun e dimrit, dhe jo nje i mjeruar si ky yni.

Mendoj se Shqiperia duhet te investoje patjeter ne nje rrjet ngrohjeje me gaz. Kjo eshte zgjidhja me logjike per lehtesimin e krizes energjitike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›