E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformë antiligjore e korruptive

Reforma për ristrukturimin e kompanive “Armo” dhe “Albpetrol” ka rezultuar një reformë antiligjore, spastrim me karakter partiak dhe nepotik dhe në thelb korruptive. Një veprimme kosto shumë të lartë për buxhetin e shtetit. Një veprim që prek rëndë funksionalitetin e kompanisë në të ardhmen dhe krijon kushte për tensione sociale. Një reformë që pasuron disa drejtues dhe shefat e tyre politikë dhe varfëron familjet e 1706 punonjësve në Fier, Patos, Mallakaster, Kuçove, Vlorë dhe zonave përreth. Familjet e 1706 punonjësve, që mund të shkojnë në mbi 1000 familje, pra rreth 4500-5000 banorë të këtyre zonave do të zhyten në varfëri dhe pasiguri.

Reformë partiake dhe korruptive

Së pari, numri 606 i punonjësve të nxjerrë në asistencë me urdhër të ministrit Ruli nga “ARMO” dhe 1100 nga “Albpetrol” janë ekzaktësisht të barabartë me numrin e punonjësve të shtuar në organikë pas vitit 2005; me të drejtë lind pyetja përse janë marrë në punë militantë të PD pas zgjedhjeve të vitit 2005 kur dihet që “ARMO” përgatitejpër privatizim dhe “Albpetrol” ishtë ristrukturuar. Pra nga 1706 militantë të PD, 606 përgatiten së bashku me drejtuesit e PD, të vendosur në pikat kyçe të ARMO-s, të kthehen në aksionerë. Ky është një veprim i paramenduar partiak dhe korruptiv.Në vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 27.02.2008 dhe urdhrit të ministrit Ruli, për 1706 punonjësit që dalin në asistencë thuhet se “Fondi prej 376 000 000 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë) lekësh, i llogaritur për 606, punonjësit që dalin të papunë nga ristrukturimi i “Armo”, sh.a. dhe fondi prej 372 200 000 (treqind e shtatëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh, i llogaritur për 1 100 punonjësit, që dalin të papunë nga ristrukturimi i “Albpetrol”, sha-së, të përballohen, përkatësisht, nga likuiditetet e këtyre shoqërive”. Pra rreth 10 milionë dollarë, nga fitimet e këtyre dy kompanive do të shkojnë për spastrimin e punonjësve, ndërkohë që po të mos ishin marrë ne punë dhe të fryheshin organikat, kjo shumë duhet të kalonte në arkën e shtetit, pa llogaritur fondet për paga të shpenzuara për këta punonjës për tre vjet, që është afërsisht 30 milionë dollarë. Pra vetëm marrja në punë e 1706 militantëve të PD dhe spastrimi i specialistëve nga këto kompani i kushton arkës së shtetit rreth 40 milionë dollarë. Ky është një dëm ekonomik që meriton vëmendje nga Kontrolli i Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme.Së dyti është shkelur ligjinr. 9117, datë 24.07.2003 ku përcaktohet se punonjësve u akordohet “deri një vit pas privatizimit të shoqërisë, një pagesë e barabartë me pagën e dy viteve dhe u paguhen kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore”, ndërkohë që përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe urdhrave të Ministrit Ruli është e paqartë sesa paga u akordohen, por lihet të kuptohet se atyre do t’u akordohet vetëm paga e një viti.

Reforma është antiligjore

Vendim i KM, date 27.02.2008 “Për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit “ARMO”, sha-së, Tiranë, dhe “Albpetrol”, sha-së, Patos” përsa i përket kritereve bie ndesh me Ligjin nr. 9117, datë 24.7.2003, i cili në Nenin 5 thotë: “Punonjësve të "ARMO" sh.a. Fier, të punësuar për një periudhë jo më pak se dy vjet, të cilët do të dalin të papunë, t'u jepet nga shoqëria e privatizuar, deri një vit pas privatizimit të shoqërisë, një pagesë e barabartë me pagën e dy viteve dhe t'u paguhen kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore. Punonjësve të "ARMO" sh.a. të punësuar për një periudhë më pak se dy vjet, t'u jepet një pagë e barabartë me kohën e punësimit në këtë shoqëri”.Kurse në Vendimin e KM, datë 27.02.2008“Për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit “armo”, sh.a-së, tiranë, dhe “Albpetrol”, sh.a-së, Patos” thuhet: “Punonjësit e Armo, sh.a-së, Tiranë, dhe “Albpetrol”, sh.a-së, Patos, që dalin të papunë, si pasojë e ristrukturimit, përveç trajtimeve, që parashikohen nga Kodi i Punës, përfitojnë, për një periudhë njëvjeçare, pagesë me pagë bruto mesatare mujore individuale (pagë bazë+vjetërsi), të vitit të fundit të punës. Në përfundim të kësaj periudhe, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë për të ardhurën nga papunësia.”.Ky vendim është i gabuar së paku po të kemi parasysh tri fakte: 1) vendimi i KM i datës 27.02.2008 duhet t’i referohej ligjit nr.9117, datë 24.07.2007 që krahas përcaktimit të formës dhe formulës së privatizimit të ARMO-s përcakton edhe mënyrën e trajtimit të punonjësve që dalin në asistencë; ky vendim në mënyrë të qëllimshme, duke iu referuar Kodit të Punës, iu heq të drejtën e trajtimit me pagën e dy vjetëve, duke i akorduar vetëm pagën e një viti; dhe 3) reforma për ristrukturimin ishte tashmë kryer dhe nuk ishte e nevojshme të rimerreshin në punë militantët e PD, të fryhej organika dhe tani të rikryhet një reformë antiligjore, e kushtueshme dhe korruptive.

Kriteret janë qesharake dhe abuzive

Kriteret e hartuara nga drejtuesit e “ARMO-s” dhe “Albpetrol” janë partiake, qesharake dhe abuzive. Për më tepër ato nxjerrin në pah injorancën totale të drejtuesve të këtyre dy kompanive. Ato janë arbitrare dhe cinike. Ja së çfarë thuhet në disa prej tyre. Së pari, “Nuk do të jenë pjesë e ristrukturimit, .... Punonjës që nuk kanë plotësuar 2 vite punë deri në daljen e VKM, Nr 261, datë 27.02.2008”, pra të gjithë militantët e PD që janë futur në punë pas vitit 2005. Së dyti, “Do të ndërpresin marrëdhëniet e punës, .... Punonjës që duan edhe 3 vite punë, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi të VKM”, pra duhet të largohen të gjithë specialistët dhe ekspertët që kanë vite që punojnë në këto kompani, por që për fatin e tyre të keq janë futur në punë para vitit 2005. Në materialin për kriteret që do të përdoren për të nxjerrë në asistencë punonjësit ndër të tjera ka edhe një kapitull me titull “Klasifikimi për çdo punonjës do të bëhet nëpërmjet pikavarazhit sipas tabelës së mëposhtme”. Në këtë kapitull për shembull thuhet se “Përkushtimi në punë vlerësohet me 0 – 30 pikë, kurse qëndrimet jokorrekte në disiplinë më 15 pikë”. Pra drejtuesi dhe drejtori i PD ka në dorë 45 pikë për të “mbajtur apo për të hequr nga puna një specialiste apo ekspert që ka një eksperiencë 30-vjeçare”. Kjo bëhet më qesharake dhe shqetësuese po të kemi parasysh se në këtë tabelë “Vjetërsia në ARMO” vlerësohet me “1pikë për çdo 3 vjet ( deri në 21 vite ) “ pra jo më shumë se 7 pikë. Pra, ndërkohë që drejtori i PD të bën gjëmën me 45 pikët për çështjet e “disiplinës dhe të përkushtimit”, 21 vjet eksperiencë pune vlejnë vetëm 7 pikë. Bile për të kompensuar synimet partiake të drejtorit dhe shefit të tyre politik në Ministri apo Kryeministri nuk mjafton as shkolla e lartë që vlerësohet me vetëm “25 pikë”, bile as të dyja bashkë, shkollë e lartë plus eksperiencë në punë nuk vlejnë më shumë se 32 pikë.Po kështu, për të goditur specialistët dhe ekspertët me vjetërsi në punë deri në 21 vjet e më tepër, më shumë pikë, “konkretisht 10 pikë” ka një militant i PD me arsim të ulët profesional sesa një ekspert apo specialist i cili mund të marrë jo më shumë se “7 pikë” për një eksperiencë mbi 25-30 vjeçare. E gjithë kjo tregon jo vetëm sa abuzive e arbitrare janë këto kritere, por edhe sjelljen barbare ndaj ekspertëve e specialistëve, si dhe për trajtimin çnjerëzor të drejtuesve militantë e të majmur të PD që mezi presin të kthehen në aksionerë të kompanisë së privatizuar.

4. Në vend të përfundimit...sidomos shqetësim për tensionimin social

Si përfundim mund të thuhet se kriteret e nxjerra nga kompanitë bien ndesh edhe me Vendimin i KM, datë 27.02.2008. Por nga ana tjetër kriteret dhe VKM, datë 27.02.2008 janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin nr. 9117, datë 24.07.2003. Kriteret nuk janë profesionale, janë subjektive dhe vlerësimi është krejtësisht në dorë të titullarit. Kriteri përjashtues për punonjësit deri në 2 vite punë është partiak dhe spastrues. Ky spastrim është natyrisht antiligjor dhe totalisht për përdorim politik, por ka krijuar dëm ekonomik tek familjet dhe në buxhetin e shtetit. Por këto kritere të hartuara në këtë mënyrë arbitrare nuk janë zbatuar në rregull, duke defavorizuar punonjësit dhe ekspertët e ndershëm. Kjo reformë ka krijuar tensione sociale dhe acarim të situatës që është shoqëruar me veprime të përbashkëta të punonjësve deri në grevë urie. Ky lloj spastrimi do të dëmtonte procesin e privatizimit. Do të çonte në dëme të tjera ekonomike të arkës së shtetit, sepse të gjithë të larguarit me siguri do të fitojnë të drejtat e tyre ne gjykatë. Por mbi të gjitha do të acaronte dhe tensiononte klimën sociale.

30 maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›