E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet Meta me biznesin serb Qeveria mbeshtetje totale

Biznesi serb do te jete i mirepritur si cdo investitor tjeter dhe do te gjeje mbeshtetjen dhe garancine qe kerkon nga shteti shqiptar. Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta gjate nje takimi me biznesin serb diten e djeshme ne aktivitetin Dita e Ekonomise se Serbise ka theksuar se Shqiperia dhe Serbia jane ne pritje te nenshkrimit te disa marreveshjeve qe do te garantojne marredhenie te metejshme ekonomike. Nga ana tjeter kreu i Ekonomise theksoi se kuadrit ligjor do ti behen te gjitha plotesimet per te garantuar sipermarrjet dhe investimet mes biznesit te te dyja paleve. Ne duam qe sa me shpejt te nenshkruhen te gjitha marreveshjet qe jane ne proces midis Shqiperise dhe Serbise ne te gjitha fushat dhe ne kete menyre te krijojme te gjithe kuadrin e plote ligjor per te operuar ne fushen e sipermarrjeve dhe investimeve. Qe nga prilli i ketij viti Shqiperia hoqi vizat per te gjithe qytetaret e Serbise dhe besojme qe edhe pse me vonese heqja e vizave nga Serbia per shqiptaret perseri kjo tu jape nje impuls marredhenieve bilaterale u shpreh Ministri. Duke marre si reference marredheniet e mira mes Shqiperise dhe Malit te Zi zevendeskryeministri tha dje se ne te tilla nivele do te shkojne edhe marredheniet me Serbine. Ai garantoi se qeveria shqiptare do te jape mbeshtetje te plote per investitoret e huaj perfshire ata serbe pasi e ardhmja e Ballkanit eshte ajo e bashkepunimit dhe biznesi e di kete me mire se kushdo. Sipas Metes kete bashkepunim e ndihmojne edhe investimet ne infrastrukture sic eshte ajo e autostrades Durres-Kukes si dhe vendosja shume shpejt e nje linje te drejtperdrejte ajrore Tirane-Beograd.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›