Obama uron Topin per Pavaresine Ju inkurajojme per integrimin ne BE
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama i ka derguar dje nje mesazh urimi Presidentit Bamir Topi me rastin e festes se Pavaresise. Ne kete mesazh kreu i shtetit amerikan shprehet se dy vendet jane miq te ngushte. I dashur zoti President ne emer te popullit amerikan ju shpreh juve dhe te gjithe qytetareve shqiptare urimet e mia me te mira me rastin e 28 Nentorit Dites suaj te Pavaresise. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane miq te ngushte dhe aleate te lidhur nga detyrimi yne solemn ndaj sigurise se njeri-tjetrit thuhet ne kete mesazh. Ne te njejten kohe Presidenti i SHBA-se vlereson perpjekjet e Shqiperise per promovimin e paqes ne bote dhe vecanerisht ne Afganistan. Barak Obama inkurajon Tiranen zyrtare te vazhdoje reformat per integrimin ne Bashkimin Europian. Ne i vleresojme dhe pershendesim perpjekjet e Shqiperise ne drejtim te promovimit te paqes dhe qendrueshmerise anembane botes dhe ndihemi krenare te sherbejme perkrah jush ne perpjekjen tone si aleate ne Afganistan. Ne te njejten menyre ju inkurajojme per reforme te metejshme per te perparuar ne rrugetimin tuaj integrues per ne Bashkimin Europian thuhet me tej ne kete mesazh. Ne fund letra e presidentit amerikan mbyllet me bindjen e tij se lidhjet e dy popujve do forcohen akoma e me shume ne te ardhmen. Ndersa vazhdojme te punojme se bashku per perparimin e qellimeve tona te perbashketa ne Europe dhe me gjere qe nga ruajtja e qendrueshmerise ne Ballkan e deri te ndertimi i nje te ardhmeje me te mire ne Afganistan une jam i bindur se lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme perfundon letra e Presidentit Obama.