E Diel, 1 Nëntor 2026

“Investimet e huaja janë në ditën më të keqe”- Berisha për paketën fiskale: Qeveria po sillet si organizatë kriminale! Bizneset të reagojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar paketën e re fiskale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj bizneseve dhe profesioneve të lira.

berisha

Gjatë deklaratës së tij nga selia blu, Berisha pretendoi se rritja e taksës për profesionet e lira me 21% dhe ndryshimi i taksës së dividendit nga 8% në 15% do të rëndojnë bizneset dhe do të nxisin falimentimet dhe largimin e tyre nga Shqipëria.

Ai u bëri thirrje bizneseve të reagojnë kundër paketës fiskale, ndërsa premtoi se Partia Demokratike, nëse vjen në pushtet, nuk do të vendosë taksa mbi 12.5%.

Berisha: Akt i papërgjegjshëm rrit me 21% taksën e profesioneve të lira. Kjo paketë do detyrojë të falimentojnë e qindra mijëra biznese të vogla. Mbeten të marrin  rrugën e dheut. Të falimentojnë profesionet e lira dhe të marrin rrugët e3 dheut. Paketë e shpopullimit. Ulja e TVSH, në 6% do japë ulje çmimesh? Jo aspak. Nuk e lejon informaliteti. Çmimet i rrit droga. Guvernatori pret tonelata lekë. Nxjerr në treg për të blerë narko euron. Si është prodhimi në Shqipëri? Rënie brutale. Pavarësisht nga kjo, prodhimi që bie në mënyrë të vazhdueshme, Banka nxjerr me thasë lekë në treg për të blerë narko euro. Paraja në qarkullim, muajin që kaloi ishte 17% më e lartë se një vit më parë. Çfarë do thotë kjo? Ka familja tha që e vuajnë inflacionin.

Çka do thotë që ky, që japin nuk është kurrë real. Edhe ai që japin ka për rezultante drogën. Hedhjen e lekëve për të blerë paratë, jo prodhimin. Rritja ekonomike nuk është e prodhimit. Rritja ekonomike përcaktohet nga taksa që vilen nga administrata e stërfryrë, nga taksa që merren nga qytetarë dhe nga ndërtimi. Nuk ka investime. Investimet e huaja janë në ditën më të keqe. Paketa jo vetëm që do shkatërrojë qindra mijëra biznese, do largojë nga Shqipëria me ndryshimin e dividentit. Ishte 8 e bëri 15. Pa asnjë konsultim. Jam këtu për të garantuar se PD me votëbesimin e tyre nuk do ketë kurrë taksë mbi 12%. Nuk do ekzistojë asnjë taksë mbi 12.5%.

Do ketë rimbursim të plotë të TVSH për një sasi mallrash të përdorimit të përditshëm për qytetarët. Për të tjerët nuk do ketë taksë mbi 12.5% në republikën e Shqipërisë. Ftoj bizneset të reagojnë, i ka trajtuar si sulltan mesjetar. Është koha t’i japim përgjigje. Duhet të kalojë në një rezistencë, në reagime. Nuk mund të sillet kështu një qeveri. Vetëm një qeveri organizatë kriminale i lejon vetes masa të tilla.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›