E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet e huaja opozita bojkoton Kuvendin

11/09/2010Komisioni i Ligjeve miratoi projektin qe u siguron mbrojte biznesmeneve joshqiptare

Nuk ka kaluar as nje jave nga fillimi i sesionit te ri parlamentar dhe opozita i eshte rikthyer serish praktikes se bojkotit. Kete here kjo forme e protestes se saj erdhi pas mungeses se mbeshtetjes se mazhorances ne Komisionin e Ligjeve lidhur me kerkesen per zhvillimin e seancave degjimore per palet e interesuara nga projektligjit qe synonte mbrojtjen e investitoreve te huaj. Opozita ne kete komision e cilesoi antikushtetuese projektin dhe pasi paralajmeroi dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese bojkotoi punimet e komisionit. Debati i ashper zgjati rreth tri ore ndonese diskutimet ne parim u ezauruan qysh ne mbledhjen e se merkures kur komisioni e shqyrtoi ne parim kete projekt. Me kete ligj ligjerohet shpronesimi per interes privat jo per interes publik. Shteti nuk ruan dot vathen e tij per administraten publike dhe thote do te gjej zgjidhje do ta marr une persiper pasi punonjesit e tij nuk i ruaj dot. A ka gje me te tmerrshme te lexoni ne relacion kercenimi me i madh ne veprimet e papergjegjshme te administrates publike dhe gjyqesorit shqiptar tha deputeti i Partise Demokratike Damian Gjiknuri. Sipas socialisteve Qeveria shqiptare u jep status te vecante investitoreve te huaj ndersa atyre shqiptare jo duke bere ne kete menyre diferencime dhe duke shkelur nje te drejte themelore kushtetuese te drejten e barazise. Ndersa kryetari i komisionit deputeti i PD-se Ilir Rusmali ka risqaruar se shqetesimi lidhet me persona te kategorive te ndryshme duke sjelle ne vemendje se ligji ben fjale vetem per investitoret e huaj dhe nuk trajton rastin e investitoreve shqiptare. Gjate oreve te debatit ne komision nuk kane munguar akuzat e ndersjella per abuzime me pronat leje ndertimi koncesione dhe ryshfete. Ne po mundohemi qe lepujve qe hyjne e dalin si te duan nga gemushat tu mbyllen shtigjet joligjore dhe te legjitimojme levizjet e tyre me dokumente false tha Rusmali. Drafti parashikon mbrojtje te posacme shteterore per te huajt qe investojne mbi 10 milione euro ne cdo projekt kur investimi kryhet ne sektore strategjike dhe me rendesi te vecante si turizem energjetike dhe bujqesi etj. kur investimi kryhet mbi nje pasuri te paluajtshme mbi te cilen investitori i huaj i ka fituar te drejtat ne baze te dokumenteve apo akteve publike te rregullta te vlefshme dhe te ligjshme te leshuara nga nje organ kompetent shteteror apo ent publik. Ne kuptimin e ligjit mbrojtje e posacme shteterore nenkuptohet mbrojtja juridike civile qe Republika e Shqiperise me vendim te Keshillit te Ministrave u akordon investimeve te huaja ne perputhje me kushtet dhe rrethanat e percaktuara ne kete ligj ne rastet kur per shkak te konflikteve gjyqesore me pale te treta private pengohet gjyqesish realizimi i investimeve te huaja ose ushtrimi i veprimtarise ekonomike qe buron apo lidhet me te.

Afati

Mbrojtja e posacme shteterore ne kuptimin e ligjit Per mbrojtjen e investitoreve do te jepet deri me 31 dhjetor 2014. Ajo parashikohet te jepet vetem pasi ka lindur mosmarreveshja juridike civile me palet e treta private dhe asnjehere apriori. Mbrojtja jepet vetem per mosmarreveshje dhe perfundon me zgjidhjen me mirekuptim ose gjyqesisht te tyre ose sipas rastit me ekzekutimin e vendimit te gjykates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›