E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensioni i posacem tashme propozohet nga qarku

11/09/2010Pritet te perfitojne te paret Hyqmet Krati dhe Ferdinad Shingjergji

Do tu jepen personaliteteve me kontribute te vecanta ja procedurat

ELBASAN- Keshilli i Qarkut te Elbasanit ka kompetencen e propozimit per pension te posacem. Komisioni pasi shqyrton kerkesat e paraqitura i kalon ne mbledhjen e radhes se Keshillit dhe i drejton ne ministrine perkatese. Mesohet se ne mbledhjen e radhes pritet te miratohen emrat e futbollisteve te njohur dhe mjeshtrave te merituar te sportit Hyqmet Krati dhe Ferdinad Shingjergji. Keto dy emra te njohur me kontribute pritet te jene edhe te paret qe do te propozohen per pension te posacem. Prane ketij institucioni jane paraqitur rreth 10 kerkesa nga personalitete te fushave te ndryshme. Ne rast te propozimit per emra qe mbajne graden profesor atehere Keshilli i Qarkut nuk merr vendim por i propozon direkt per pension te posacem. Prane ketij keshilli eshte ngritur nje komision qe vlereson kerkesat e paraqitura dhe i kalon ne Keshill per ti miratuar propozimet qe me pas do te drejtohen prane Keshillit te Ministrave ku edhe marrin miratimin perfundimtar. Personat qe perfitojne pension te posacem Kane marre pjese ne levizjen e Rilindjes Kombetare ne levizjet popullore ne luften kunder pushtuesve nazifashiste brenda dhe jashte Shqiperise ne mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial te Shqiperise ne levizjen demokratike dhe qe kane merita te vecanta b Kane arritur rezultate te dallueshme ne fushen e shkences kultures arteve ekonomise dhe politikes c Kane vuajtur nga persekutimi politik nen regjimin komunist. Procedurat dhe dokumentacioni qe nevojitet per te perfituar pension te posacem shteteror jane Kerkesa propozimi per perfitimin ose shtesen e pensionit te posacem shteteror behet nga - Personi i interesuar nepermjet Keshillit te Qarkut te vendbanimit te personit - Organizatat ose shoqatat nepermjet Keshillit te Qarkut te vendbanimit te personit Kerkesa duhet te permbaje gjeneralitetet emrin atesine mbiemrin datelindjen vendlindjen etj dhe duhet te jete e shoqeruar me dokumentet si vijojne - Fotokopjen e leternjoftimit elektronik ose certifikaten e gjendjes civile - Vertetim nga Sigurimet Shoqerore nese merr pension dhe masen e pensionit - Vertetim te KMCAP-it per personat e paafte per pune - Kopjet e noterizuara te dokumenteve qe vertetojne meritat e vecanta si titujt medaljet urdhrat etj - Kopjen e noterizuar te Statusit te te perndjekurit politik. L. Lleshi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›