E Diel, 1 Nëntor 2026

PS publikon kontraten e shitjes se subjektit

13/09/2010Ish-Ekspozita Shqiperia sot

Deputeti socialist Eduard Shalsi vijoi dhe gjate dites se djeshme publikimin e fakteve lidhur me procesin e privatizimit te ish-Ekspozites Shqiperia sot. Bazuar ne te dhenat e mbledhura nga kjo parti Shalsi beri publike dje kontraten e shitjes se pasurise se paluajtshme ish-Ekspozita Shqiperia sot me daten 9 shtator 2009 ku para noterit ishin paraqitur palet qeveria e Sali Berishes. Nderkohe qe ne nje nen te ketij akti tregohet se cmimi i shitjes se objektit ka edhe nje element tjeter. Nje pjese e truallit prej 2984 metra katrore qe bie jashte prones se ish-pronareve e theksoj jashte prones se ish-pronareve krejt ne kundershtim me ate qe deklaroi Genc Ruli disa dite me pare dhe per me teper me nje cmim prej 127 milione e 193 mije leke qe eshte pikerisht ai cmim qe ju kemi bere me dije gjate ketyre diteve 3 here me i ulet sesa i zonave perreth - beri me dije Shalsi gjate fjales se tij. Njekohesisht referuar po ne kete ceshtje Shalsi rikujtoi 2 vendimet e Keshillit te Ministrave qe e lane te palevizur cmimin ne truallin e ish-Ekspozites Shqiperia sot. Kjo eshte e verteta e hidhur me te cilen kane frike te ballafaqohen Sali Berisha dhe Genc Ruli - u shpreh deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›