E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat mazhoranca rrezon Presidentin

14/09/2010Komisioni i Ligjeve vendos miratimin e draftit pa bere asnje ndryshim

PS Rishikoni ligjin ne menyre qe pronen te ta jape marre dhe mbroje ligji dhe jo Maliqi

Mazhoranca qeverisese nuk ka marre parasysh asnje prej shqetesimeve te Presidentit te Republikes per ndryshimet qe ajo ka propozuar per ligjin e prones duke lene te paprekur ligjin e propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Komision i Ligjeve me votat e mazhorances votoi propozimin e relatores Mesila Doda deputete e PD-se per ti propozuar seances parlamentare miratimin e ligjit ashtu sic eshte te pandryshuar. Presidenti vlereson se rregullimi ligjor qe propozohet vjen ndesh me Kushtetuten e Republikes konkretisht nenet 4 41 132 dhe 181 te saj. Asnje nga keto nene te Kushtetutes te permendura nga Presidenti nuk shkelin parimet e sigurise juridike. Aq me teper qe ky parim ska lidhje me pronat e fituara ne menyre te paligjshme gje te cilen ne kerkojme ta zgjidhim me kete ligj. Shqetesimet nuk qendrojne nuk kemi rekomandime konkrete per kete arsye i rekomandojme seances miratimin e ligjit pa ndryshime tha deputetja Doda. Nga ana e saj opozita permes sekretarit per ceshtje ligjore nenkryetar i komisionit Fatmir Xhafaj i sugjeroi mazhorances te marre parasysh shqetesimet e kreut te shtetit te njejta me ato te opozites dhe grupet e interesit. Mendoj qe ky duhet te jete nje shans i mire i mazhorances per te reflektuar ne vleresim te te gjitha ketyre opinioneve ne menyre qe ti jape iniciatives se saj frymen e kerkuar nga Kushtetuta dhe nga ligji. Ne te kundert projekti do te vertetoje dhe do ti sherbeje asaj teze te njohur te cilen ne e kemi argumentuar qe ne kete vend pronen ta merr ta jep dhe ta mbron kur i do qejfi Maliqit. Kjo qe themi ne eshte qe te rishikoni kete iniciative ligjore ne menyre qe pronen te ta jape te ta marre dhe te ta mbroje ligji deklaroi Xhafaj. Ndersa deputeti tjeter i PS-se Damian Gjiknuri i lidhi ndryshimet e ligjit per pronen me ate qe u krijon status te vecante investitoreve te huaj. Kam frike se ky ligj shkon paralelisht me ate per investimet e huaja dhe do te ndodhe qe dikujt ti hiqet prona me kete ligj ti jepet nje investitori te huaj dhe pronari i ligjshem sdo mund ta mbroje ate. Shqyrtim i nje ligji te padekretuar pa reflektim per mendim tim ska logjike tha Gjiknuri. Ndersa socialistja Vasilika Hysi mungesen e reflektimit per ligjin qe ndryshon ligjin e pronave e perktheu si nje injorim qe Komisioni i Ligjeve i ben jo vetem institucionit te Presidentit por edhe Gjykates Kushtetuese si dhe Konventes Evropiane lidhur me te drejten e prones. Sipas saj ky ligj mund te shkoje serish ne Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›