E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, kapen 27 ton kafe kontrabandë

Në një operacion të kryer nga antikontrabanda janë kapur 27 ton kafe kontrabandë në pikën doganore të Kapshticës. Kafja është gjetur në një maune e cila ishte e ngarkuar me materiale llamarine dhe vinte nga Greqia 

KAPSHTICE-Kapen 27 ton kafe kontrabandë në Kapshticë në pikën e kalimit kufitar me Greqinë. Kafeja kontrabandë ishte e fshehur në një maune me targa të Korçës 7078 D, e cila vinte nga shteti Grek dhe kishte për destinacion tregun shqiptar. Maunia së bashku me rimorkion e drejtuar nga Sokol Vukatana transportonte profile llamarine ndërsa në kufi antikontrabanda konstatoi praninë e mallit kontrabandë duke bërë menjëherë edhe sekuestrimin e mallit. Menjëherë forcat e policisë pas aksionit vunë në pranga drejtuesin e maunes Sokol Vukatana, mjet i cili është në pronësi të firmes Toni shpk. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës ku pas kontrollit rutinë të mjeteve që kalojnë pikën kufitare të Shqipërisë me Greqinë efektivat e antikontrabandës së Kapshticës konstatuan egzistencën e kafesë kontrabandë e fshehur në maune dhe rimorkio poshtë profileve llamarinë të cilat shërbenin si mburojë për mallin kontrabandë.(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›