Konfindustria: Jemi te zhgenjyer nga Fullani
Konfindustria shpreh zhgenjimin ndaj vendimit te fundit te Bankes se Shqiperise per te mbajtur te pandryshuar normen baze prej 4 % te interesit per monedhen kombetare Lek-un. Gjergj Buxhuku, Administrator i Pergjithshem i Konfindustria kujtoi dje faktin se pak dite me pare kjo organizate e biznesit kerkoi publikisht nga Banka e Shqiperise per te vazhduar politiken zbutese monetare. "Kerkesa jone erdhi me qellim tejkalimin e gjendjes se veshtire te mungeses se likuiditetit ne ekonomi dhe nxitjes se kreditimit, qe tashme eshte ne nivelet me te uleta historike", - tha z.Buxhuku.
Sipas tij, cdo renie e metejshme e konsumit si pasoje e mungeses se likuiditetit do te prekte ndjeshem para se gjithash industrite prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomise kombetare ne nje cikel te mbyllur negativ me pasoja te renda ne qendrueshmerine makroekonomike te vendit, papunesine dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.
Konfindustria vlereson, se Banka e Shqiperise me vonesat e ndjeshme dhe te perseritura ne kohe per te nderhyre gjate gjithe periudhes se krizes 2009-12 si dhe me mungesen e qarte te efikasitetit te percuarjes se politikave monetare ne kreditimin e ekonomise reale, ka nje pjese te madhe te pergjegjesise ne krijimin e gjendjes krejtesisht te papranueshme ndermjet nje sistemi bankar te nivelit te dyte mjaft likuide dhe me shtim te vazhdueshem te depozitave si dhe nga ana tjeter te ekonomise reale shqiptare, qe ndjen ashper mungesen e likuiditetit me pasoja afatgjata teper te demshme per biznesin, industrite dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.
Me 31 tetor 2012, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise mori ne shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor te Politikes Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet me te fundit ekonomike e monetare ne vend, si dhe ne vijim te diskutimeve mbi ecurine e pritur te tyre ne te ardhmen, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit, ne nivelin 4.0%. guvernatori i Bankes se Shqiperise, z.Ardian Fullani tha se ky vendim reflekton opinionin e Keshillit Mbikeqyres se kushtet monetare aktuale jane te pershtatshme per respektimin e objektivit te inflacionit te Bankes se Shqiperise ne afat te mesem. "Nepermjet ruajtjes se normes baze te interesit ne nivelet minimale historike, ai siguron gjithashtu nje stimul monetar te pershtatshem per nxitjen e kerkeses se brendshme dhe per mbeshtetjen e rritjes ekonomike ne vend", - argumentoi z.Fullani. Ne korrik, norma baze u reduktua me 0.25 pike perqindje, duke zbritur ne nivelin minimal historik prej 4.0%. Kjo ishte ulja e peste radhazi e normes baze, qe prej shtatorit 2011. Paralelisht me te, Banka e Shqiperise ka vazhduar te furnizoje sistemin bankar me likuiditetin e kerkuar, nepermjet operacioneve te saj te injektimit te likuiditetit me afate te ndryshme.
Depozitat
Vetem gjate 3 mujorit te pare te vitit 2012 depozitat u shtuan me mbi 700 milione euro, kryesisht nga prurjet e emigranteve shqiptare ne Greqi dhe me nje kahje te forte rritese edhe per muajt ne vazhdim nderkohe, qe rritja e kreditimit nga sistemi bankar eshte ndjeshem ne ulje krahasimisht me vitin 2011.