E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, ne terren per te shpjeguar "rilindjen e fshatit" Rozeta Rapushi

Deputetet socialiste dalin ne terren per te shpjeguar ne detaje programin e Partise Socialiste per rilindjen e Fshatit. Deputetet Arta Dade, Luiza Xhuvani dhe Eduard Shalsi, ishin dje ne zona te ndryshme ne jug te vendit per te pare nga afer problematiken e fshatit. Deputetja Luiza Xhuvani, ishte ne zonat e mbjella me agrume ne zonen e Konispolit, ku vizitoi plantacionet e agrumeve ne fshatrat Xarre dhe Shkalle. Fermeret e zones jane shprehur se kane falimentuar krejt pasi 70% e produkteve te tyre jane prishur. "Rreth 70% e mallit eshte prishur, 30% ka ngelur. Kur dihet qe fshatari blen 1 kile nitrat me 1000 leke kilen. As subvencionim, as shtet s'ka. Nuk funksionon as edhe nje gje per mua", - u ankua nje prej fermereve. Perballe tyre, Xhuvani i premtoi fermereve te kesaj zone se Partia Socialiste pasi te vije ne pushtet do te rehabilitoje infrastrukturen e kesaj zone si edhe do te pesefishoje investimet per bujqesine. "Ajo qe une konstatoj ketu mungon infrastruktura, mungojne kanalizimet. Ajo qe do te beje PS ne baze te nje grupi pune qe ka ngritur me specialistet me te mire te fushes brenda dhe jashte vendit eshte, e para do te pesefishoje investimet publike per bujqesine, ku futet ketu edhe infrastruktura. Do te rehabilitoje dhe do te veje ne eficence kanalet e ujesjellesit edhe te kullimit", - tha Xhuvani. Sipas saj, socialistet do ndjekin politika fiskale qe do te ulin koston e prodhimit qe do te thote do heqe akcizen, TVSH dhe taksen e qarkullimit te naftes. Ndersa deputetja Arta Dade, vizitoi nje stalle dhensh ne fshatrat e Gjirokastres. Dade u njoh me situaten e veshtire ne te cilen ndodhet blegtoria shqiptare, duke siguruar se programi i PS per nje rilindje te fshatit do ta ndryshoje kete situate. "Nje shtet i pergjegjshem i ka nen kujdes edhe rritjen abuzive te cmimeve, te farerave. Nafta brenda 3 vjeteve eshte rritur 2.5 here. Ndersa ne sigurisht do te heqim akcizen e naftes, TVSH e naftes si dhe taksen e qarkullimit te naftes. Lehtesimin e kushteve, sepse edhe atje ku mund te kultivohen, duhet te kete edhe kushte te tjera. Duhet te rehabilitojme sistemin e ujitjes dhe patjeter qe ne do t'i bejme realitet sepse jane gjera qe mund te behen. Socialistet kane vullnetin e duhur per te realizuar ujitjen dhe kullimin ne mandatin e pare qeverises", - tha Dade. Ndersa Shalsi u ndal ne fshatin Kallm ne qarkun e Fierit. Ne pergjigje te shqetesimeve te ngritura nga fermeret e zones, Shalsi i garantoi ata se programi per nje Rilindje Shqiptare ka ne qender te tij fshatin shqiptar. "Nuk mund te kete nje Rilindje Shqiptare pa nje Rilindje te Fshatit. E thate edhe ju, e thone edhe shqiptaret kudo ne Shqiperi, fshat i braktisur, fshat i harruar. Fshati real eshte ky qe shohim perdite", - tha Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›