Investimetparashikohet rënie43% për Shqipërinë
TIRANE- Investimet e huaja direkte në vendin tonë parashikohen në ulje drastike gjatë vitit në vazhdim. Sipas Institutit prestigjioz të Vjenës për Ekonominë Ndërkombëtare, shifra e tyre do të arrijë nivelin e 400 milionë eurove, nga 698 milionë euro, që janë shënuar vitin e kaluar. Kjo rënie është e barabartë me 43 për qind ulje dhe reflekton problemet me porositë nga vendet fqinje, me të cilat "Shqipëria ka marrëdhënie eksport-importi, si dhe me pakësimin e aftësisë ofruese për privatizim të sektorit shtetëror", - thekson eksperti i Institutit Gabor Hunya, në raportin lidhur me investimet e huaja direkte në vite dhe në perspektivë në rajonin e Evropës Lindore, asaj Qendrore dhe Juglindore. Në këtë të fundit bën pjesë edhe vendi ynë. I gjithë rajoni i Evropës Juglindore rezulton me ulje të interesimit të investitorëve të huaj, thekson raporti në fjalë. I vetmi vend që do të shënojë rritje të investimeve të huaja direkte duhet të jetë Maqedonia.
Frenimi i tendencës për investime në Shqipëri vihet re që nga viti i kaluar, kur rritja e tyre është e papërfillshme, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, për sa i përket nivelit total të investimeve të huaja direkte për frymë të popullsisë, vendi ynë vazhdon të mbajë vendin e fundit në rajon, me 800 euro, ndërkohë që për çdo malazez kjo shifër është 5.233 euro dhe 1.500 euro për maqedonasit fqinjë. Sipas raportit, Serbia dhe Kroacia do të jenë në gjendje të thithin, secila, 1 miliard euro investime nga vendet e tjera këtë vit, Mali i Zi do të marrë 500 milionë, ndërsa tërheqja e Bosnje-Hercegovinës do të jetë edhe më e vogël, me 300 milionë, ndërkohë që nivelin më të ulët do ta ketë ekonomia maqedonase, me vetëm 200 milionë euro investime të huaja direkte.
(s.g/GSH/BalkanWeb)