Obama jep kandidatinpër ambasadornë Shqipëri
WASHINGTON- Alexander Arvizu, diplomat kariere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror është propozuar si kandidat për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi dje emrin e Alexander Arvizu si kandidat për të deleguarin e Washingtonit në Tiranë, bën të ditur Zëri i Amerikës. Kandidati duhet të konfirmohet nga senati amerikan
Aktualisht, zoti Arvizu është drejtor i zyrës së zhvillimit të karierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit. Më parë, ai ka qënë zv/Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.
Ai ka shërbyer si zv/Shef i Misionit në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ndërsa në Uashington ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.
Aktualisht në postin e ambasadorit amerikan në Tiranë është John Withers. Pak ditë më parë në një prononcim për median Withers paralajmëroi se kandidatura e tij do përfundonte së shpejti.
(s.g/balkanWeb)