Investimi i CEZ në Tiranë, Dollapi: I shërben rreth 8 mijë banorëve
TIRANE – Zona e Farkës në Tiranë, por jo vetëm, me investimin që po bën kompania “CEZ Shpërndarje”, nuk do të ketë më probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Administratori i kompanisë “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi deklaroi se investimi i ri për 20 KV ka nisur që në vitin 2009, por ky investim emergjent po përfundon vetëm pas 3 vitesh. Ky investim u shërben rreth 8 mijë banorëve të kësaj zone dhe nxjerr nga sistemi linjat e vjetra që furnizonin me energji konsumatorët.
Sipas zotit Dollapi, sot është ndërprerë energjia për 240 konsumatorë të kësaj zone, të cilët rezultonin debitorë.
“Gjithë kjo punë dhe ky investim do t’i shërbejë një popullate rreth 8 mijë banorë. Pra çon në stabilizimin e furnizimit me parametra bashkëkohorë të një zone me rreth 8 mijë banorë, duke filluar nga pjesa e uzinës së Autotraktorëve e deri afër pjesës së TEG-ut. Ky investim zgjidh problemet e këtyre banorëve dhe nxjerr nga funksionimi të gjitha linjat e vjetra që furnizojnë këtë zonë, të cilat në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë problematike.”- deklaroi Dollapi.
Administratori i “CEZ Shpërndarje” u bëri thirrje institucioneve publike të paguajnë deri nesër detyrimet ndaj CEZ, në të kundërt do tu ndërpritet energjia.
“Deri nesër kanë afat të gjitha kompanitë. Në momentin që ato nuk do të jenë korrekt me afatet e përcaktuara, ne do vazhdojmë me procedurat ligjore, ndërprerjen e energjisë elektrike dhe publikimin e tyre.”- deklaroi Dollapi.
Përsa i përket ndërprerjes së energjisë elektrike në Tiranë, zoti Dollapi pranoi se ka probleme, duke shtuar se konsumimi i energjisë në këtë periudhë është i njëjtë me periudhën e dimrit. Ndërkohë ai mohoi të ketë probleme me energjinë në zonat bregdetare të Shqipërisë.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Investimi i CEZ në Tiranë, Dollapi: I shërben rreth 8 mijë banorëve