E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Investimi në hyrje të Shkodrës, një hapësirë multifunksionale dhe rekreative


TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi sot punimet në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku po zhvillohet një projekti transformues, që do ta rilind këtë zonë nga e mbushur me ndërtime pa leje, në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.

Sipas Ramës “projekti përfshin krijimin e një parku buzë Bunës, i kompletuar me mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike si dhe hapësira për evente të ndryshme kulturore”.

“Kjo do të jetë një gjë e mrekullueshme që do të krijohet jo vetëm një jetë urbane por dhe shumë energji për turizëm, shumë, do të jetë shumë fuqi tërheqëse, siç u bë Lungomarja në Vlorë”, tha Rama.

“Në hyrje të qytetit ku po i japim jetë një projekti transformues, i cili do të çlirojë vijën ujore nga ngrehinat që e kishin bllokuar krejt pamjen e lumit dhe liqenit bashkë, e ku do të marr jetë një park i madh, përfshirë edhe Muzeun e Lundrimit dhe me mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë e biçikleta, pika panoramike si edhe hapësira për aktivitete kulturor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›