E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshje shiu, ARRSH ndërhyn për pastrimin e inerteve në rrugë

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi ynë është përfshirë nga reshje me intensitet mesatar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se si pasojë e reshjeve ka pasur rënie gurësh e inertesh në disa segmente rrugore.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjete dhe punëtorë kanë qenë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugëve, bimësisë, kunetave dhe riparimin e barrierave mbrojtëse të dëmtuara.

ARRSH njofton se, qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

1 nga 9

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›