Investimi në miniera, Prifti fton kanadezët
14/10/2009 Takimi në METE
Sektori minerar është një prej fushave ku mund të investojnë kompanitë kanadeze. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë takimit me kryetarin e Senatit të Kanadasë, Noël Kinsella deklaroi se Shqipëria është një vend tërheqës për të bërë biznes. “Ftoj kompanitë kanadeze për të investuar në Shqipëri, si një vend tepër tërheqës. Mundësitë në Shqipëri janë të shumta dhe të pashterueshme. Rezervat e nikelit, bakrit dhe kromit e bëjnë vendin tonë admirues për të gjithë investitorët e mëdhenj ndërkombëtarë të këtij lloji, ndaj dhe unë ju ftoj që, krahas energjisë, të investoni edhe në këtë sektor”, - theksoi kreu i METE-s. Zhvillimi i sektorit privat i ka tejkaluar përmasat e biznesit të vogël apo të mesëm, duke krijuar interesa të mëdha për kompanitë prestigjioze në fushën e energjetikës, që po investojnë miliona euro në Shqipëri. Kreu i senatit kanadez ftoi ministrin Prifti të takohet me ministrin federal të Kanadasë për Energjinë, ku mund të diskutojnë lidhur me zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.