E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinsela: Një nga kushtet për të folur është prania në Parlament

14/10/2009  Kryetarit të Senatit të Kanadas, Noel Kinsela, para dy ditësh i bëri ftesë opozitës parlamentare të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, duke mos e bojkotuar atë. Kinsela e bëri deklaratën e tij për këtë çështje pas takimit që zhvilloi me Kryetaren e Kuvendit, zonjën Jozefina Topallin. “Ne përdorim fjalën ‘Parlament’, e cila vjen nga gjuha frënge ‘parlè’, që do të thotë “me fol”. Një nga kushtet për të folur është prania në Parlament. Si kryetar parlamenti, unë inkurajoj të gjithë anëtarët e tij të vijnë dhe të flasin në Parlament”, - tha ai. Kreu i Senatit të Kanadasë ndodhet për një vizitë disaditore në vendin tonë. Ai është pritur deri tani nga drejtuesit më të lartë të vendit tonë, si Presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministri Sali Berisha. Në takimin me Topallin ai nënshkroi edhe memorandumin e mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›