E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimi prej 115 milion euro per impiantin e trajtimit te ujerave te ndotura

Bregdeti i Durrësit nuk do të jetë më i ndotur. Investimi prej 11.5 milion euro për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Shëna Vlash garanton zgjidhjen përfundimtare të problemit disavjeçar. 

Ujërat e zeza të qytetit të Durrësit dhe plazhit publik prej një muaj shkarkohen në këtë impiant. 

 “Ujërat e zeza fillimisht do të përcillen përmes rrjetit të kanalizimeve në impiantin e Shëna Vlashit, nga ku do të përpunohen dhe vetëm pasi të kenë kaluar këtë proces, ujërat më pas do të derdhen në det të pastra nëpërmjet hidrovorëve”, u shpreh Enkelejda Basha, drejtoresha e impiantit.
 
 
Të rëndësishëm për mjedisin e  konsideron këtë investim Drejtori i ARM-së në Durrës Ramazan Kalia.  
 

Përmes teknologjisë bashkëkohore  ujërat e zeza shndërrohen në ujëra 97 për qind të pastra.
 
 
Ky impiant i financuar nga Banka Botërore, qeveria e Luksemburgut dhe qeveria shqiptare do t’i shërbejë një popullate prej 250 mijë banorësh
Shtrihet në një sipërfaqe prej 70 hektarësh, në kufirin mes zonës industriale të Durrësit dhe Komunës së Rrashbullit dhe është më moderni ndër 14 impiantet, që janë në ndërtim e sipër në territorin e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›