E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sarandë, gjendet pa shenje jete në pusin e banesës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje më 18 nëntor 2025 në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pusin që ndodhej në oborrin e banesës së saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dyshohet se shtetasja Maria Beqiraj, 71 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht në pus.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa priten rezultatet e mëtejshme të ekspertizës për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›