E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Makinat, Topalli shpif, ja procesverbali i dorezimit

Deputetja e PS, Arta Dade pergenjeshtroi dje akuzat lidhur me te paverteten per dorezimin e automjetit ne perdorim te deputetit. "Nuk eshte hera e pare qe Jozefina Topalli mashtron, dezinformon opinionin publik dhe shpif per personalitete te Partise Socialiste. Kam refuzuar t'i pergjigjem vulgaritetit te Jozefina Topallit, qe ofron model negativ ne politike. Por rastet e perseritura te shpifjes me detyrojne qe ne respekt te opinionit publik te sqaroj se automjeti qe une kam pasur ne perdorim eshte dorezuar prane Kuvendit te Shqiperise qe ne muajin shtator", deklaroi deputetja socialiste, teksa ka derguar per te gjitha mediat dhe procesverbalin qe verteton se e ka dorezuar automjetin e Kuvendit, me te cilin levizte, bazuar dhe ne ligjin e miratuar nga qeveria
"Jozefina Topalli nuk mund te mbuloje me shpifje dhe mashtrime keqperdorimin e fondeve te Kuvendit dhe abuzimin me pushtetin",-tha deputetja socialiste, Dade. E cila ka mbetur shume e fyer nga akuzat qe jane hedhur dy net me pare, per mosdorezimin e makinave te Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›