E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Investitorët egjiptianë, interes për investime në energji dhe pasuri të paluajtshme

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Investimeve (AIDA) prezantoi sot para investitorëve egjiptianë mundësitë që ofron vendi ynë për bashkëpunim në sektorë si pasuria e paluajtshme, energjia e rinovueshme dhe prodhimi e distribucioni i pajisjeve laboratorike, mjekësore e më gjerë.

AIDA mirëpriti një delegacion egjiptian biznesi të kryesuar nga Khalid I. Emara anëtar i Këshillit Egjiptian për Punë të Jashtme. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Egjiptit në vendin tonë, Hassan Shawky.

Gjatë takimit, drejtoresha ekzekutive e AIDA, Laura Saro vuri në dukje se viti 2024 shënon shifrat më të larta sa i përket stokut të investimeve egjiptiane në Shqipëri dhe volumit tregtar.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga kompanitë shqiptare në sektorin e pasurive të paluajtshme, energjisë së rinovueshme dhe distribucionit të pajisjeve mjekësore.

Gjatë këtij takimi u evidentuan mundësi dhe hapësira shumë premtuese bashkëpunimi, në interes jo vetëm të partneritetit midis palëve, por edhe të zhvillimit/progresit të teknologjive të reja në këto sektorë. /j.p/

1 nga 5

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›