E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Leku forcon pozitat ndaj valutave, në fillimjavë

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku fitoi pikë ndaj monedhave të huaja, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane dhe euroja u dobësuan lehtë. Dollari u dobësua me 0,02 lekë dhe këmbehet në vlerën e 94,47 lekëve, ndërsa euroja arriti kuotën e 98,93 lekëve.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0,20 lekë dhe këmbehet me 119,35 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105,08 lekë ose 0,06 lekë më pak se në fundjavë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 94.47 -0.02
Euro EUR 98.93 -0.02
Poundi britanik GBP 119.35 -0.20
Franga zvicerane CHF 105.08 -0.06
Jeni japonez (100) JPY 63.14 +0.33
Dollari australian AUD 60.11 -0.24
Dollari kanadez CAD 66.48 -0.10
Korona suedeze SEK 8.87 -0.01
Korona norvegjeze NOK 8.50 -0.01
Korona daneze DKK 13.26 0.00
SDR SDR 124.02 +0.13
Ari (OZ 1) XAU 277856.11 +1,092.87
Argjendi (OZ 1) XAG 3070.08 -39.59
Juani kinez (onshore) CNY 13.03 0.00
Juani kinez (offshore) CNH 13.03 +0.01
Lira turke TRY 2.59 -0.01

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›