Investitorët italianë: Shqipëria, partner në biznes
Investitorë italianë të grupit "Finmeccanica-Agusta", i njohur për teknologjinë e aeronautikës, kanë shprehur interes për Shqipërinë, jo vetëm si një treg i mundshëm për helikopterë, por edhe si partner në biznes. Të pritur dje në një takim nga Kryeministri Sali Berisha, përfaqësuesit e kësaj kompanie shprehën interes për të nisur një aktivitet në Shqipëri dhe për të hapur një degë të saj të Departamentit të Kërkim-Zhvillimit, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Kryeministrit. Kryeministri Berisha falënderoi investitorët italianë për interesin e treguar dhe i siguroi se Italia përfaqëson një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në të gjitha fushat e bashkëveprimit. Duke njohur reputacionin e kompanisë “Finmeccanica-Agusta”, Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij do të mirëpresë zbatimin e çdo projekti të tyre dhe i garantoi për transparencë, profesionalizëm dhe procedura të bazuara në kuadrin ligjor. Grupi italian i "Finmeccanica-Agusta", kryesohet nga z. Franco Bagnato dhe z. Giuseppe Orsi. Investitorët italianë shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Saba d’Elia.
Berisha: Francezët, promovues të progresit tonë
Intelektualët francezë vlerësojnë reformat e ndërmarra nga qeveria “Berisha” të cilat po e afrojnë atë gjithnjë e më afër BE-së. Kryeministri Sali Berisha takoi dje një përfaqësi të Shoqatës së Realiteteve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të kryesuar nga presidenti i kësaj shoqate, z. Jean-Michel Fauve. Në përbërje të kësaj shoqate ka intelektualë të shquar francezë nga fusha e politikës, financës, ekonomisë, arsimit etj., intelektualë të cilët janë miq të Shqipërisë dhe promovues të progresit të saj. Presidenti i Shoqatës së Realiteteve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, zoti Jean-Michel Fauve u shpreh se kjo vizitë do t’i shërbente njohjes së realitetit të suksesshëm shqiptar, pas zhvillimit të madh ekonomik, politik dhe social të vendit, si dhe për promovuar vizionin politik mbi të ardhmen e integrimit në BE dhe në NATO, të lidershipit shqiptar. Më tej, z. Fauve theksoi se Shqipëria në sytë e intelektualëve francezë është një vend me një rol shumë të rëndësishëm, themeltar i Unionit të Mesdheut, vend kyç për stabilitetin dhe integrimin rajonal dhe mbi të gjitha, me një tolerancë të admirueshme historike, kulturore dhe fetare. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e politikanëve më të shquar francezë dhe të qeverisë dhe popullit francez gjatë gjithë historisë së Shqipërisë, si dhe në çështjen e pavarësisë së Kosovës. Më pas, Kryeministri Berisha i njohu intelektualët francezë me episode të rëndësishme të historisë së vendit, për të cilat intelektualët shfaqën interes të madh, si dhe me punën e qeverisë shqiptare në këto vitet e fundit, përmes ndërmarrjes së reformave në të gjitha fushat e zhvillimit. Intelektualët francezë shprehën vlerësim të lartë për arritjet e qeverisë shqiptare në këto tri vite në transformimin ekonomik të vendit, në rimëkëmbjen e infrastrukturës, në krijimin e një klime të ngrohtë për biznesin e huaj, në shfrytëzimin e potencialeve natyrore dhe humane të vendit etj.