E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi; Trafiku i hashashit, 50 vjet burg grupit nga Vlora

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli dje vendimin në ngarkim të pesë të pandehurve nga Vlora, të akuzuar për “trafik lëndësh narkotike”. Në përfundim të arsyetimit të vendimit, paraqitjes së fakteve dhe provave që janë marrë nga togat e zeza, grupi i drogës së Vlorës u dënuan në total me 50 vjet burg, nga 10 vjet burg për secilin të pandehur. Pesë të akuzuarit e këtij grupi, Kastriot Abazaj, 37 vjeç; Valmir Limaj, 20 vjeç; Hysni Dervishalia, 22 vjeç; Aleks Hysi, 31 vjeç dhe Andrea Kuteli, 34 vjeç akuzohen se janë personat që do trafikonin 710 kg hashash, i zbuluar në “Depot e Valimidhit”, në bregdetin e Karaburunit. Droga ishte gjetur e braktisur tre muaj para arrestimit të tyre, teksa ishte bërë gati për ta dërguar drejt brigjeve italiane. Sipas burimeve, fillimisht është arrestuar pronari i sasisë së drogës, i cili gjatë hetimeve ka zbardhur edhe emrat e pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët do mundësonin trafikimin e drogës drejt Italisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›