Borchardt: Prona dhe drejtësia stepin investitorët
Zgjidhja e çështjeve të pronësisë mbi tokën dhe reforma në drejtësi do t’i çelte rrugën investimeve të huaja. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt, i sheh këto dy çështje si më imediatet për t’u zgjidhur nga qeveria shqiptare, pasi ato stepin investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për gazetën “standard”, ambasadori gjerman, Borchardt, i ngreh këto probleme si pengesa për investitorët gjermanë që kanë interes të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Zgjidhja e këtyre dy çështjeve, sipas ambasadorit gjerman, Borchardt, do të gandonte zhvillimin dhe do të shtonte investimet e huaja në vend. Por nga ana tjetër, ambasadori gjerman vlerëson zhvillimin ekonomik në vend dhe garanton ndihmën financiare të qeverisë gjermanë në të ardhmen. Ndërsa për sa i përket situatës politike në vend, ambasadori gjerman konstaton se politika tani është më konstruktive dhe më pak debutuese, ndërsa rekomandon bashkëpunimin për probleme të veçanta.
Ju ishit i pranishëm në inaugurimin e stacionit të pompimit për sistemin e ri të përpunimit të ujërave të zeza në Pogradec, projekt ky i financuar nga qeveria gjermane. Ky investim, a pritet të përmirësojë turizmin në këtë zonë?
-Pastërtia e liqenit të Ohrit dhe cilësia e uji të tij nuk është aq i mirë, dhe besoj se nuk mund të gjejmë asnjë turist që ka dëshirë të lahet në një liqen të ndotur.
Për këtë arsye, në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit vendosëm që të ndërtojmë një sistemin kanalizimesh bashkë me një impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe për të mundësuar një derdhje të pastër të ujërave të zeza në liqen. Veç kësaj, ne kërkojmë të ndërtojmë edhe një impiant të trajtimit të mbeturave të ngurta, ky një plan rajonal për të arritur një mbrojtje ambienti në një fushë edhe më të gjerë. Edhe në Gjermani e kemi vënë re eksperiencën në vende me një natyrë kaq të bukur si kjo këtu, në këto vende është bërë i mundur zhvillimi i turizmit vetëm në sajë të ndërtimit të impianteve të tilla, për trajtimin e ujërave të zeza apo të përpunimit të mbetjeve të ngurta. Kjo është një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
Qeveria gjermane është e pranishme në Shqipëri gjithnjë e më shumë me investime në projekte shumë të prekshme, të dukshme, që iu vijnë afër komunitetit. Vetëm në rajonin e Pogradecit janë investuar rreth 30 milionë euro. Çfarë keni ndjerë në zonat rurale, ku ju keni qenë i pranishëm në inaugurimin e projekteve, rehabilitimi i shkollave, kopshteve, qendrave shëndetësore etj. Do të ketë financime të tjera të këtij lloji në qytete të tjera?
Kam vënë re, si në këtë rajon, edhe në rajone të tjera, njerëzit e tregojnë mirënjohjen ndaj ndihmës gjermane. Unë të paktën e ndjej. Për sa i përket ndihmës apo mbështetjes, ajo vendoset midis dy qeverive, asaj shqiptare dhe qeverisë federale. Ne financojmë me kënaqësi ato fusha ku kemi pasur suksese dhe kjo vendos nëse do të vazhdojë ky bashkëpunim edhe në të ardhmen. Për sa i përket shtrirjeve të këtyre projekteve, bashkëpunojmë atje ku gjejmë dhe shohim se janë partnerë të mirë, të besueshëm dhe që kanë dëshirën në radhë të parë.
Kohët e fundit ka një intensifikim të marrëdhënieve ekonomike gjermano-shqiptare, madje edhe ndihma financiare. Qeveria gjermane i premtoi Shqipërisë për vitet 2008-2009 mbështetje të mëtejshme në shumën 90 milionë euro nga buxheti i saj, në formën e kredive. Një ndihmë kjo më e lartë në vlerë se vitet e kaluara. Kjo do të thotë që në Shqipëri është përmirësuar situata ekonomike dhe ka një klimë më të mirë për zhvillimin e saj?
Që prej disa vitesh Shqipëria ka një rritje ekonomike prej 6 për qind. Kjo është një arritje e mirë, mund të ishte dhe më mirë, por prapë mbetet në një nivel shumë pozitiv.
Pyetjet kritike, të cilat mua m’i bëjnë investitorët gjermanë që kanë dëshirë të investojnë në Shqipëri, janë sa i sigurt apo sa i korruptuar është sistemi i drejtësisë dhe a mund të blejmë ne tokë në Shqipëri, sa e lehtë është të blesh tokë në Shqipëri? Për sa i përket këtyre dy çështjeve, unë nuk di se çfarë përgjigje t’iu jap, pasi janë dy çështje për t’u sqaruar ende. Nëse ka shqiptarë që nuk kanë besim në sistemin e drejtësisë, unë personalisht nuk mund të këshilloj një gjerman që të ketë një besim në këtë sistem. Për sa i përket çështjes së tokës, së blerjes së saj nga investitorë, unë mund të këshilloj për një tokë ose për një ambient, i cili i përket shtetit, ku shteti ka qartësuar këtë çështje me ish-pronarët. Çështja e tokës dhe reforma në drejtësi janë dy çështje që do të çojnë në zhvillim të mëtejshëm.
Nga koha kur ju keni marrë mandatin si ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, si e vlerësoni situatën politike në Shqipëri?
Në këtë një vit të qëndrimit tim këtu kam parë që politika është më konstruktive dhe më pak debutuese. Ne në bashkëpunim dhe me vende të tjera të Bashkimit Evropian, këshillojmë që qeveria bashkë me opozitën të gjejnë një bashkëpunim dhe një mundësi kompromisi atje ku është e mundur.
Po për sa i përket Gërdecit?
Ditën që ndodhi shpërthimi në Gërdec, unë isha duke bërë një shëtitje në natyrë. Dëgjova zhurmën e madhe dhe menjëherë pyeta veten ç’do të ketë ndodhur, çfarë po ndodh. Mora në telefon e u njoftova se çfarë kishte ndodhur. Gjëja e parë që ne si ambasadë duhet të bënim ishte të gjenim ndihma dhe të preokupoheshim për të ndihmuar popullsinë e prekur. Të nesërmen sollëm nga Gjermania ndihma mjekësore dhe gjak për të lënduarit. Shpresoj shumë që prokuroria të gjejë fajtorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nuk ishte diçka e zakonshme, nuk ishte një gabim i vogël dhe nuk erdhi rastësisht.
Po në këtë kohë qëndrimi, cila është ngjarja e rëndë që keni përjetuar dhe ngjarja më e mirë?
-Për sa i përket një eksperience të mirë këtu gjatë një viti, për mua është e bukur kur shoh këtë natyrë të bukur, kur kam një fundjavë, të udhëtoj dhe të gëzoj këtë kohë dhe këtë natyrë të bukur, siç është kjo në këtë rrethinë të Pogradecit. Për sa i përket një eksperiencë negative, mund t’ju them se në shtator e kisha menduar që koha do të ishte shumë më e bukur se çka qenë.
Ambasadori që pëlqen djathin shqiptar
Detaj
Nga populli shqiptar, çfarë karakteristike keni vënë re që ju e vlerësoni si pozitive?
-Mikpritja juaj. Gjallëria, dëshira e madhe për të jetuar.
Një ushqim tradicional shqiptar që pëlqen?
-Unë në fakt ha me shumë kënaqësi peshk dhe nuk besoj se ky është një ushqim tradicional shqiptar.
Veç peshkut të ujërave shqiptare, tjetër ushqim shqiptar i këndshëm?
-Djathi i bardhë me domate të freskëta, do ta cilësoja si ushqim të Zotit.
Po pija shqiptare?
-Birra e rrethinave këtej rrotull më pëlqen.
Po rakia?
Pak, shumë pak.
Çfarë do t’ju mungojë nga Shqipëria kur të largoheni, pas përfundimit të mandatit?
-Kam edhe dy vjet për të ndenjur këtu, tani nuk mund ta them ende. Besoj se kur të largohem do ta kem të qartë çfarë do të jetë ajo që do të më mungojë.