Investon në Twitter, por e ndalon në vendin e tij

Princi saudit me te shoqen
Ai është princi miliarder i Arabisë Saudite, që ka tashmë pjesën e tij në kompani gjigante si Apple, AOL, News Corp dhe Fox News.
Por tani Alwaleed bin Talal ka deklaruar se do e zgjerojë influencën e tij në media duke investuar 300 milion dollarë në Twitter.
Ende nuk është e qartë se sa përqind të kompanisë do të zotërojë princi, por ai thotë se do ketë një pozicion shumë të mirë.
Investimi i tij vjen në një moment kur kjo faqe është përdorur në koordinimin e protestave në botën arabe. Kurse në vendin e tij, që nga shkurti, shteti ka të drejtën të bllokojë llogaritë në Twitter, që cilësohet se dhunojnë ligjin e Sharias apo sigurinë dhe ekonominë e vendit.
Aktivistët thonë se atyre po u bllokohen llogaritë vetëm pse ankohen për të drejtat e njeriut.
Princi Alwaleed, nipi i Mbretit të Arabisë, renditet i 26-ti në botë në listën e Forbes për njerëzit më të pasur.