E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia inspekton tregjet, Panariti: Çmimet kanë stabilitet

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe sot inspektimet në tregjet e kryeqytetit për të shfrenuar rritjen e çmimeve në prag të festave të fundvitit. Në një pronocim për mediat pas inspektimit te Pazari i Ri, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti ka deklaruar se tregëtarët i janë përgjigjur thirrjes për të afishuar çmimet për mallrat që shesin duke dhënë kështu edhe një informacion të saktë për çmimet
 

“Do e ndjekim situatën në vazhdimësi, por tendenca duket pozitive, çmimet kanë stabilitet dhe ne jemi optimist që situatën do ta mbajmë në kontroll edhe në ditët që vijnë” ka theksuar Panariti.
 

Ai gjithashtu ka kërkuar nga tregëtarët që të bëjnë skonto për festat ndërsa shtoi se bashkia do të aplikojë dhe do të shpërndajë edhe certifikata mirënjohje për ata tregëtarë që respektojnë konsumatorin duke bërë ulje të çmimeve.
 

“Unë u bëj thirrje bizneseve që të bëjnë skonto siç është në traditë edhe në vendet europiane pasi bërja e skondove i jep fisnikëri biznesit dhe jep më shumë besim tek konsumatori” ka theksuar Panariti.
 

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës ka paralajmëruar tregëtarët se nëse do të ketë spekulime të rritjes së çmimeve, atëherë do të veprohet me gjithë sanksionet që dikton ligji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›