E Diel, 1 Nëntor 2026

Eliza Dushku: Për ditëlindje jo dhurata, dua para për bamirësi

Share

Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ka kërkuar nga fansat që të mos i dërgojnë dhurata për ditëlindjen e saj, por ti dhurojnë para për bamirësi.

Ylli i filmit Bring it On më 30 dhjetor mbush plot 31 vjet dhe dëshiron të grumbullojë sa më shumë para për organizatën e Ugandës, Tharce-Gulu, e cila ndihmon viktimat e luftës.

Ndërkaq, si shpërblim për fansat donatorë, Dushku i ofron njërit prej tyre shansin që të fitojë një bisedë ballë për ballë dhe të xhirojë me aktoren.

Është sërish periudha më e bukur e vitit Ditëlindja ime po afron, në datën 30 dhjetor, dhe unë do të jem sërish 18 vjeçe! Në rregull, mbase jo tamam, por sidoqoftë ende e kam një dëshirë për ditëlindje. Në vend të dhuratave ju kërkoj të gjithë ju miqve të mi zemërgjerë, që të merrni pjesë me dhurimet për Tharce-GULU, organizatën tonë të dashur në Ugandën Veriore, e cila ofron mjekim të traumave dhe mjekim psikik për ish-fëmijët ushtarë dhe viktimat e luftës, ka shkruar Dushku.

Vitin e kaluar, Dushku grumbulloi rreth 30.000 dollarë për bamirësi në ditëlindjen e saj të 30-të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›