E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona qe grupon blloqet Ali Demi dhe Shkoza

Harta

Njesia bashkiake numer 1 ne Tirane eshte e para per nga numri rendor dhe si shtrirje gjeografike ze fill nga lindja duke nisur qe nga rreza e malit te Dajtit ne zonen e quajtur Shkoze ose ish-Uzina e Autotraktoreve e deri ne kufirin e Ali Demit dhe Rruges se Elbasanit. Nje zone qe perfshin si qytetare te vjeter por edhe te ardhur ne te gjitha epokat. Ne kufi me njesine numer 2 dhe 3 kjo zone ka nje pjese te rendesishme te ndertimeve informale dhe eshte subjekt i legalizimit dhe urbanizimit te kryeqytetit shqiptar. Ne kete territor kalojne linjat e sherbimit urban te Unazes dhe Qender-Uzine e Autotraktoreve. Ne zgjedhjet lokale te vitit 2007 per kreun e njesise bashkiake numer 1 ne kryeqytet kane votuar gjithsej 12 mije zgjedhes. Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Zona e Administrimit Zgjedhor numer 1 perfshin gjithsej 41 qendra votimi ku shumica e tyre jane ne rrugen Ali Demi rrugen 1 Maji rrugen Shemsi Haka ne Shkoze por edhe nje qender ne Burgun 325. Sfidat kryesore jane shtrimi i rrugeve te reja dhe urbanizimi i pjeseve informale te cilat te dy kandidatet i kane ne prioritetet e programit te tyre. Duke marre per baze zgjedhjet e kaluara si lokale ashtu dhe parlamentare njesia numer 1 nuk perfaqeson nje bastion te caktuar politik por eshte fakt qe ka qene nje zone qe vetem ne 2007-n votoi ne nje mase te madhe per kandidaten e Partise Socialiste. Keshtu ne zgjedhjet e tetorit te vitit 2003 kandidatja e Partise Socialiste Anita Zajmi ka fituar ne fije te perit ndaj rivalit te tij te Partise Demokratike vetem me me pak se 900 vota edhe pse shperndarja tek aleatet e majte ka qene me e madhe. Por zgjedhjet e 8 majit natyrisht kane nje profil me te larte politik ne dukje dhe nje qendrim nga ana e mazhorances qe synon ti jape profil lokal. Cila tendence do te fitoje pritet te ndikoje edhe ne fitoren si te kandidatit per bashkine ashtu edhe ne minibashkite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›