E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzaghi: Balotelli pasardhësi im te Milani

Pippo Inzaghi ka porositur Milanin të transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotellin.

Inzaghi është afër pensionimit dhe trashëgimtar potencial i vendit të tij është përmendur pikërisht Balotelli.

“Qartas, do të doja ta shoh atë të na bashkohet neve. Ai do të gjente shumë shembuj pozitiv për të mësuar në këtë ekip. Po ashtu do të doja të rikthehet miku im Kaka”, ka thënë sulmuesi italian.

Inzaghi ka folur edhe për shokun e skuadrës, Alexandre Pato, duke mbrojtur formën e tij jo të qëndrueshme.

“Ka shumë presion në Alexandre Pato. Në moshën e tij unë ende isha në ligat amatore, ndërsa ai tashmë luan për Milanin për katër vite”, ka shtuarInzaghi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›