E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani pa Nestën, nëFirence për 3 pikët

TIRANE-Milani do të zhvil lojë sot në mbrëmje një nga tre sfidat më të vështira të pjesës së mbetur të kampionatit, kur të përballet me Fiorentinën në Firence. Takimi i sotëm, ai me Udinezen si edhe ai me Romën në javën e fundit, janë tre ndeshjet që mund të vendosin titullin kampion për skuadrën e Alegrit. Në "Artemio Franki", kuqezinjtë nuk do të kenë të gatshëm mbrojtësin Alesandro Nesta, që ka probleme me shpinën dhe gjurin e djathtë. Por, përpos kësaj, në Firence Milani kërkon patjetër 3 pikët. "Kur mbeten edhe 7 ndeshje deri në fund, 3 pikë ndaj Fiorentinës do të ishin fondamentale", deklaroi tekniku Masimiliano Alegri në konferencën për shtyp. "Fiorentina ka shumë teknikë dhe një organizim të mirë, ndërsa në këto momente është një nga skuadrat më në formë të kampionatit. Mungesa e Adrian Mutu është e rëndë për ta, por gjithsesi them se do të jetë një ndeshje e hapur", shtoi Alegri. Për sfidën e sotme, kuqezinjtë do të kenë sërish në dispozicion Zllatan Ibrahimoviç.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›