Sherr masiv nëApolonia-Ada, në fushëhyn dhe policia
FIER- Ka përfunduar me një sherr masiv ndeshja e djeshme mes Apolonisë dhe Adës.
Takimi i luajtur në Fier u tensionua në minutën e 80-të, kur pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Da Silës së Apolonisë, në fushë gjakrat u nxehën në maksimum.
Arbitri Tanush Latifi ka kërkuar ndihmën e forcave të policisë për të qetësuar situatën, ndërkohë që loja u ndërpre për 6 minuta. Trajneri i Adës, Krepi, duke përfituar nga rrëmuja, i është sulur arbitrit, por policia ka ndërhyrë duke mos e lejuar. Takimi përfundoi 3-1.
(a.l/balkanWeb)