Juve, përmbysje me Xhenoan, Napoli kalon edhe Bolonjën
TIRANE-Juventusi ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke ruajtur gjallë ëndrrën për një vend në Champions League, që tashmë është vetëm 6 pikë larg. Bardhezinjtë kanë mundur 3-2 Xhenoan në një sfidë spektakolare të zhvilluar dje në mesditë në Torino, duke ruajtur hapin e Romës dhe të Lacios. Takimi ka qenë tepër dramatik, me Xhenoan që ka kaluar dy herë në avantazh, por që në fund është dorëzuar ndaj presionit të skuadrës së Del Nerit, që si rrallëherë, ka treguar një dëshirë të madhe për të fituar. Pas vetëm 7 minutash, Bonuçi devijoi në portën e tij një pasim në hyrje të zonës të futbollistëve miq. Topi përfundoi në rrjetë, duke tronditur bardhezinjtë. Në pjesën e dytë, një autogol i Marko Rosit pas goditjes me kokë të Pepes, i dha barazimin Juventusit, por Xhenoa kaloi sërish në avantazh, këtë herë me Floro Flores, që goditi saktë në zonë. Barazimi i bardhezinjve erdhi me anë të Alesandro Matrit, që goditi saktë në hyrje të zonës një top të marrë nga Pepe. Juventusi më pas u hodh i gjithi në sulm dhe rrezikoi në fillim me Krasiç e më pas me Tonin pas një goditje këndi. 7 minuta para fundit, ishte ish-sulmuesi i Xhenoas që ndëshkoi skuadrën e Balardinit. Topi i hedhur në zonë nga Martinez, u mor nga Toni, që mposhti Eduardon për herë të tretë. Sulmuesi italian pati në këmbët e tij edhe golin e katërt, por pa mundur të realizojë vetëm për vetëm.
Ëndrra e Napolit
Ëndrra napoletane për fitimin e titullit kampion ka vazhduar edhe dje, në "Dal'Ara", ku skuadrës së Maxarrit i ka mjaftuar një pjesë loje për të mundur Bolonjën. Në fakt, vendasit kanë mundur veten, pasi kanë bërë dy gabime fatale përballë Napolit. Në minutën e 30-të, portieri Viviano i dhuron Maska-rës topin për golin e parë dhe ish-sulmuesi i Katanias nuk fal. Në fundin e pjesës së parë, është Moras që gabon, pasi mban në lojë Hamshik dhe Lavecin në një top të gjatë të Napolit. Sllovaku pason për argjentinasin, që del i vetëm me portierin dhe rrëzohet nga ky i fundit. Nga pika e bardhë është Hamshik që shënon golin e sigurisë dhe të fitores për Napolin.
Lacio
Lacio ka përfituar nga humbja e Udinezes, duke marrë vendin e katërt në renditje, pas fitores 2-0 ndaj Parmës. Bardhekaltërve u kanë mjaftuar golat e Hernanes dhe të Flokarit për të siguruar 3 pikët, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë kanë vuajtur shumë presionin e miqve, të cilët kanë rrezikuar dy herë me Xhovinkon. Gjithsesi, në pjesën e dytë Lacio ka ngritur disi ritmin e lojës dhe goli i Flokarit 13 minuta para fundit u ka dhënë fund vuajtjeve. Me këtë fitore, skuadra kryeqytetase ngji-tet në kuotën e 57 pikëve, një më shumë se Udineze.
Palermo
Një nga ndeshjet më të çuditshme të luajtura dje, ka qenë ajo mes Palermos dhe Çezenës. Siçilianët kanë qenë në avantazh të dy golave deri në minutën e 92-të, madje përballë kishin një kundërshtar me 2 lojtarë më pak. Por, atëherë kur gjithçka dukej e mbaruar, Çezena e Erjon Bogdanit ka bërë të pabesueshmen. Në minutën e 92-të ishte Parolo, ai që i lënë i lirë në zonë, ka shënuar golin e parë. Në minutën e 96-të, Xhakerini barazoi shifrat, që i dha startin një sherri të vërtetë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)