Inzaghi nuk e ka në plan të pensionohet

Veterani i Milanit, Pippo Inzaghi, ka përjashtuar mundësinë e pensionimit në fund të këtij sezoni duke thënë se ende ndjen se mund të japë shumë në fushë.
“Nëse në moshën 38-vjeçare do të më ndalohej të luaj futboll do të çmendesha, edhe pse duhet të pranoj se do të ishte turp të mos përfundoj karrierën me këtë fanellë, ndjej se gjithkush këtu më do”.
“Tani jam i lumtur, jam stërvitur për dy muaj me ekipin, po ashtu jam i kënaqur që ia kam dalë mirë. Milani është prioritet, kurrë nuk do të jem problem për këtë ekip. Do të përpiqem të eci përpara dhe të jem ende i rëndësishëm për këtë klub, mendoj se ende mund t`ia dal mirë”, ka thënë Inzaghi.