E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë boksieri Xho Frejzer

Ish-kampioni i boksit të kategorisë së rëndë, Xho Frejzer, i pari i cili mundi legjendën Muhamed Ali, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Familja e Frejzerit njoftoi të hënën për vdekjen e tij.

Vetëm para pak ditësh, u bë e ditur që Frejzer po trajtohej në Filadelfia pasi ishte diagnostifikuar me kancer.

Frejzer, i cili njihej me nofkën “Smokin Joe” ishte i pari që mundi Muhamed Aliun në vitin 1971 në përballjen që njihet si “Ndeshja e Shekullit”.

Më vonë, Ali mundi Frejzerin në dy ndeshje të tjera gjatë viteve të 70-të.

Frejzeri fitoi titullin e kampionit të kategorisë së rëndë në boks në vitin 1970 duke mundur Xhimi Ellisin, ndërsa e humbi titullin më 1973 kur u mund nga Xhorxh Formen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›