E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandelli: Di Natale i moshuar për Italinë

Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Cesare Prandelli, ka shpjeguar se pse ka lënë jashtë ekipit sulmuesin e Udineses, Antonio di Natale.

Veterani është golashënuesi lider në Serie A, por nuk është përfshirë nga Prandelli për dy miqësoret e radhës kundër Polonisë dhe Uruguait.

“Di Natale është një lojtar i cili po ia del mirë, por ai është 34 vjeçar dhe unë duhet t`i jap ca qëndrueshmëri ripërtëritjes tonë duke u fokusuar në lojtarë të cilët janë 25 ose 26 vjeçarë”.

“Pastaj nëse deri në mars Di Natale ka shënuar 25 gola do t`i telefonoj. Është lehtë të integrosh lojtarë si Di Natale. Ai ka kualitete dhe përvojë të përshtatet lehtë me ekipin kombëtar”, ka thënë Prandelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›