Inzagi mundohet të bindë Pirlon që të refuzojë Çelsin
Sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi, thotë se ai është duke u munduar të bindë bashkë-lojtarin e tij Andrea Pirlo të mos largohet nga Milani për Çelsin. "Flas me të çdo ditë, i them të mos shkojë. Por ajo është zgjidhje e tij, mendoj se Leonardo po ashtu dëshiron që ai të mbetet dhe shpresoj se Andrea nuk do të largohet", ka thënë Inzaghi. "Milani është në rrugë të duhur. Të rinjtë kanë mënyra për të ecur përpara, e ardhmja e këtij ekipi, dhe besoj se ata e kanë mentalitetin e duhur për të kuptuar këtë", ka përfunduar 35-vjeçari.