Meta takime në Londër
Londër -Kryetari i Lëvizjes për Integrim, Ilir Meta ka nisur sot një vizitë dy ditore në Angli. Meta është pritur në një takim nga sekretari i përgjithshëm i Laburistëve, Collins. Në këtë takim, Collins dhe Meta kanë diskutuar gjerësisht për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në vendin tonë. Në bisedën e zhvilluar mes kryetarit të LSI, Ilir Meta dhe sekretarit të përgjithshëm të Laburistëve është folur edhe për bashkëpunimin mes LSI dhe Laburistëve, ku dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi.
Gjatë ditës së parë të vizitës së tij në kryeqytetin e Anglisë, Londrës, Meta zhvilloi takime të rëndësishme edhe në Parlamentin e Britanisë së Madhe. Kështu, Meta është pritur në një takim nga kryetari i Komitetit Evropian, M.Connarty. Edhe gjatë këtij takimi është folur për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ku kryetari i Komitetit Evropian, Connarty u shpreh se, këto zgjedhje janë kyçe për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit janë shprehur në një mendje për forcimin e bashkëpunimit midis dy komisioneve. Po sot, kryetari i LSI ka zhvilluar një takim edhe me Toni Lloyd, kryetarin e grupit parlamentar të Laburistëve. Në këtë takim, Lloyd ka uruar kryetarin e LSI, për zgjedhjet dhe ka theksuar se pas zgjedhjeve pritet një qeveri që të luftojë korrupsionin. “Pas zgjedhjeve presim qeveri që të luftojë korrupsionin”, u shpreh Toni Lloyd.